Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

249 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Drejtori Sportiv Corinthians: “Inter paguaj dhe do e marresh Paulinhon.”

Drejtori Sportiv Corinthians: “Inter paguaj dhe do e marresh Paulinhon.”
Xhorxh Gellci

Duket sikur keshtu eshte e shkruar. Qe prej nje viti, per cdo merkato, emri i Paulinhos lidhet vazhdimisht me Interin. Tratativa, ndjekje, misione dhe pastaj gjithmone nuk behet gje. Ne keto oret e fundit nga Brazili (dhe jo vetem) vazhdojne thashethemet. Per te sqaruar cdo gje FcInterNews.it ka intervistuar ekskluzivisht drejtorin sportiv te Corinthians, Edu Gaspar.

Gaspar, flitet per nje oferte te Interit per Paulinho. Eshte e vertete?

“Ne Corinthias, deri tani, nuk kemi marre asnje oferte nga asnje shoqeri.”

Domethene ju po konfirmoni qe sulmi i fundit zikalter ishte ne janar?

“Po, propozimi i fundit i Interit ishte ne janar.”

Kur do te ktheheni te diskutoni per shitjen e Paulinhos?

“Ne kete moment presim te mbyllim gjithe operacionet qe jemi te impenjuar, shoqeria ka vendosur te diskutoje oferta te mundshme jo me pare se fundi i qershorit ose korriku.”

Interi e do me te vertete Paulinho? Prisni ndonje propozim zyrtar?

“Nuk e di cfare duan te bejne nga Interi. Per te punuar me keto tratativa duhen veprime reale, jo vetem zera.”

Dhe ne qofte se kjo oferte do te vinte, si do te pergjigjej Corinthians?

“Ne qofte se do te bejne oferte, do te jemi te gatshem ta diskutojme. Por deri ne kete moment mund tu garantoj qe nuk kemi patur asnje oferte per Paulinho.”

Ne rast se Paulinho kete here eshte me te vertet i gatshem te vije ne Europe?

“Ne Corinthians kemi nje rregull: i leme te lire ata lojtare qe duan te largohen. Ne qofte se Paulinho do te doje te largohet, do te na kerkoje kete gje dhe nuk do e ndalojme. Natyrisht me nje oferte qe kenaq lojtarin ashtu si edhe shoqerine.”

Si drejtor sportiv, vendos cmimin: sa duhet te paguaje Interi tek Corinthians per tu kthyer ne Milano me Paulinhon?

“Nuk flas per cmim. Ne qofte se dikush do te beje nje oferte, do ta analizojme, do ta vleresojme dhe do te vendosim nese eshte e duhura per Corinthians, per lojtarin dhe gjithcka tjeter. Kjo eshte gjeja e rendesishme.”

Te rendesishme jane edhe raportet me Marco Brancan, Piero Ausilion dhe agjentin Roberto Calenda.

“Po, duhet te them se me ta ka nje raport fantastik. Me te vertete shume, shume i mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.