Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Paulo Dybala ka blere shtepi prane selise se Interit: “Gjithcka lajmerohet ne keto caste nga…”

E FUNDIT – Paulo Dybala ka blere shtepi prane selise se Interit: “Gjithcka lajmerohet ne keto caste nga…”
Inter Club Staff

Pas largimit nga Juventusi, rruget e Paulo Dybala dhe te Interit mund te bashkohen ne menyre te mrekullueshme dhe te papritur.

Argjentinasi dhe klubi zikalter kane qene shume here afer ne te kaluaren, por asnjehere nuk ka qene e mundur qe kjo martese te konkretizohet.

Nderkohe, diten e sotme Calciomercato.com jep nje lajm totalisht te papritur: “Inter dhe Milano jane e ardhmja e Dybala.”

“Po, sepse Dybala po ecen perpara ne rrugen e tij dhe me sa duket, e ka vendosur plotesisht te ardhmen qe e pret.”

“Ne cfare menyre? Ka blere nje shtepi ne Milano, kati i peste, shkalla A. Doni me shume detaje? Eshte vetem disa hapa nga selia e Interit.”

“Zona eshte ajo e City Life, qe po perjeton nje ekspansion te pabesueshem keto kohe dhe ku shume personazhe te famshme kane apartamentin e tyre.”

“Blerja eshte mbyllur disa muaj me pare dhe tani mbetet per tu kuptuar nese kjo blerje ka te beje me te ardhmen e tij apo eshte thjesht nje investim imobilar…”

“E veshtire te jete e dyta duke pare edhe zerat per merkaton. Por kampioni argjentinas tani qe nuk eshte me i lidhur me Juventusin, po afrohet gjithmone e me shume me Marotten.”

“Nuk eshte nje lajm ky per tu lene menjane, sepse eshte shume i rendesishem dhe tregon shume per te ardhmen.”

“Do te duket akoma me mire ne ditet ne vazhdim, sapo kampionati te mbaroje dhe Dybala te mos jete i lidhur me Juventusin ne asgje.”

“Inter duket e bindur nderkohe per te bere kete goditje, dhe kete gje e konfirmojne shume burime te merkatos.”

“Presingu i Marottes eshte konstant, pothuajse cdo dite. Dybala e ka kuptuar dhe pranuar tashme se Juventusi eshte e kaluara e tij.”

“Por mbi te gjitha ka kuptuar se Interi mund te jete e tashmja dhe e ardhmja e tij, sepse eshte nje klub qe po e deshiron me force ate.”

“Agnelli e Arrivabene e kane lene te lire dhe pikerisht nga ketu nis edhe nje ndjesi “hakmarrje”, ne thonjeza, per ish-klubin qe nuk besoi.”

“Kjo ska te beje me tifozet e Juventusit, me te cilet Dybala ka mardhenie shume te mira dhe te cilet kane kuptuar se ai eshte larguar nga klubi e jo e kunderta.”

“Tashme Dybala ka nje shtepi ne Milano dhe ky eshte lajm i dites. A do te filloje te jetoje te kjo shtepi? Mbetet per tu pare…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.