Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,365 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E konfirmon edhe Sky: enderra e Interit eshte Modric! Zikalterit dhe agjentet e lojtarit…

E konfirmon edhe Sky: enderra e Interit eshte Modric! Zikalterit dhe agjentet e lojtarit…
Bujar Berishaj

Me prurjen Vrsaljko ne krahun e djathte, tani Interi mund te koncentrohet ne prioritetin tjeter ne merkato: mesfusha.

Dhe enderra e madhe e Interit eshte kroati tjeter Luka Modric. Nje operacion i veshtire sigurisht por ne kete faze Interi deshiron te provoj deri ne fund.

Kontaktet e para tashme jane bere dhe agjentet e lojtarit kane dhene disa sinjale pozitive per kete mundesi. Edhe sepse Interi me ardhjen e Vrsaljkos tani ka tre kroat ne ekip duke konsideruar edhe prezencen e Perisic e Brozovic.

Se bashku me ata Modric ka ndare eksperiencen e Boterorit dhe pikerisht ne Rusi mesfushori i Real Madrid ka folur per kete mundesi se bashku me shoket e skuadres. Dhe duket se kjo eshte arsyeja se pse Interi akoma nuk ka mbyllur per Vidal edhe ka mundesine ta marr me kushte te favorshme: 18/19 milione mes huazimit dhe te drejtes se blerjes.

Vidal eshte nje kampion sigurisht, shkruhet te uebsajti i Gianluca Di Marzio, por Luka Modric eshte nje prej mesfshoreve me te mire ne bote dhe jo rastesisht lojtari me i mire i Boterorit te Rusise. Dhe deri sa mundesite jane Interi do te provoj per kete enderr qe do te ishte nje goditje e madhe.

Dhe pasi qe klubi zikalter ka pasur disa sinjale pozitive nga agjentet e lojtarit tani do te provoj te shoh nese do te kete mundesi qe te avancoj tutje kete tratative ne menyre me konkrete.

Nese ne oret e ardhshme, ose ne maksimum pas disa ditesh, Interi do e kuptoj se behet fjale per dicka te pamundur atehere Interi do te mbyll perfundimisht per Arturo Vidal, me drejtorin sportiv Piero Ausilio qe ka punuar ne sekret te madh mbi kete ceshtje.

Eshte e veshtire por jo dicka e pamundur dhe pikerisht per kete Interi do te provoj qe t’i dhuroj Spallettit mesfushorin kroat.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.