Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,467 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E pabesueshme Eto’o: “Kerimov i hap rrugen, Mourinho terhiqet. Vendos Moratti.”

E pabesueshme Eto’o: “Kerimov i hap rrugen, Mourinho terhiqet. Vendos Moratti.”
Xhorxh Gellci

Zemra nuk komandohet. Ndoshta edhe per kete arsye, zerat per nje rikthim te Samuel Eto’o tek Inter, ne fillim te pabesueshem, tani po kthehen me te besueshem dita dites. Nga nje ide e thjeshte, ndoshta pa baza te forta, tani eshte kaluar me te vertete tek dicka qe perben lajm. Me te vertete kamerunasi mund te kthehet te veshe fanellen zikalter? Me sa duket po, dhe Gazzetta dello Sport eshte e bindur.

Hapi perpara eshte konkret. Samuel Eto’o ka marre lejen nga Anzhi dhe tani mund te flirtoje me dashurine e tij te vjeter: Inter-in! Kontakti i javes te shkuar mund te pasohet nga thellime te tjera. Klubi i Massimo Morattit po studion oferten dhe kamerunasi mezi pret te thellohet hipoteza per nje rikthim 2 vjet pas largimit te forcuar.” – shkruan Gazzetta.

Sic eshte thene edhe dje, ka disa veshtiresi per te mbyllur nje tratative qe do te ishte e pabesueshme. Mbi te gjita, ana ekonomike. Sic shpjegon Gazzetta, 10 milionet neto qe Eto’o merr aktualisht ne Rusi jane te paarritshem per Interin. Klubi i Morattit ka nje tavan pagash prej 4,5 milion ne vit, prandaj do te nevojitej qe sulmuesi te ulte pagen pertej 50%.

Pas anes ekonomike, nuk duhet harruar dhe konkurrenca e Chelsea. Por qe ndjek Rooney dhe ka disa lojtare te nivelit te pare ne skuader. “Agjenti i lojtarit, Claudio Vigorelli ka udhetuar ne Londer dje per te verifikuar propozimin e skuadres te Mourinhos. Nje udhetim i duhur per te shpene me tej nje tratative qe ka lindur vetem dje.” – evidenton Gazzetta.

Po atehere, qe nga lind optimizmi? Gazzetta shpjegon: “Kishte rrezik qe Kerimov te ngulte kembe dhe te kerkonte nje shume te madhe per Eto’o. Ne te kundert, bashkebisedimi ka qene shume i qete, dhe presidenti rus eshte shprehur i gatshem te ndihmoje Eto’o te ndryshoje fanelle me nje cmim simbolik, nese jo me 0 euro. Dhe me kete garanci qe ka marre dje, sulmuesi protagonist i Tripletes zikalter eshte dukur ne humor te mire me perfaqesuesit e tij, bashke me te cilet po programon levizjet e ardhshme. Kandidatura e Interit eshte ne krye te mendimeve te kamerunasit. Raporti afektiv mes dy paleve ka ngelur i shkelqyer dhe eshte reciprok. Jo rastesisht, drejtori teknik Marco Branca ka qene i pari qe ka marre informacione mbi sistemimin e tij te ardhshem. Dhe ne keto ore po vazhdon levizjet, me, natyrisht, Massimo Morattin ne kabinen e regjise. Strategjia zikalter eshte ajo e ndjekjes hap pas hapi te levizjes te lojtarit ne menyre qe te prezantohet oferta e duhur ne momentin e duhur, duke patur nje lloj te drejte per te thene ‘fjalen te fundit’ ne cdo rast. Do te varet shume edhe nga vete Eto’o qe ne Milano gjendet gjithmone ne shtepine e tij: jo rastesisht ne keto dy vite te fundit eshte kthyer disa here, sapo ka qene e mundur. Por Interi pret qe ta tregoje me fakte deshiren e tij te mire.” Do te mjaftoje?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.