Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Eto’o? Ngelet nga me te miret. Nuk perjashtojme asgje.”

Ausilio: “Eto’o? Ngelet nga me te miret. Nuk perjashtojme asgje.”
Xhorxh Gellci

Edhe Piero Ausilio ka folur ne Sky para ndeshjes. “Nje porte e vogel per Eto’o? E di qe eshte ne Milano, por mendoj se eshte ketu per te takuar familjen. Bashkeshortja nuk eshte ketu? Nuk e dija… Me te na lidh shume afeksion dhe mirenjohje, eshte akoma nje lojtar i madh. Pastaj ka shume faktore qe peshojne ne kete situate. Eshte e veshtire, por nuk perjashtojme asgje.”

Do te vije nje sulmues gjithsesi? “Po bejme disa vleresime. Dy te rinjte duhet te rriten dhe eshte e drejta e tyre, por eshte edhe e drejte t’u japim kohen per te punuar. Kane patur shume permiresim dhe jam i bindur qe fale Mazzarrit, Interi mund te bazohet tek ta per shume vjet.

Interi nuk i shet lojtaret e medhenj… “Ne kemi zgjedhur rrugen me te veshtire per klubin, por shpresojme se do te paguaje ne nivel teknik. Roma, sa per te thene, ka krijuar te ardhura por ka hequr dore nga lojtare qe eshte e veshtire ti zevendesosh. Per shembull, eshte nenvleresuar shume operacioni Campagnaro qe ka kushtuar 0 euro. Kemi qene pak egoiste si drejtues, kemi bere sikur nuk degjonim: ishte shume e rendesishme te mbanim me te miret si Handa, Kovacic, Guarin, Milito… Jemi me te qete me ta.

Pak te rinj ne fushe: si shpjegohet? “E di qe ka shume faktore qe ndikojne ne zgjedhjet. Shume lojtare kane patur probleme te vogla.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.