Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

345 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gaglia: “Do te bej tifo per Perisic e Brozovic. Blerjet e reja? Te medhenje! Kete vit…”

Gaglia: “Do te bej tifo per Perisic e Brozovic. Blerjet e reja? Te medhenje! Kete vit…”
Bujar Berishaj

Roberto Gagliardini, qe ashtu si shoket po stervitet ne Suning Training Centre, eshte protagonist i nje interviste per InterTV.

“Stervitjet po shkojne shume mire. Te rinjte po integrohen dhe jemi duke punuar shume. Puna ben pjese ne para-pregatitjet sezonale te veres”, e ka nisur mesfushorit zikalter.

I pyetur pastaj nese ka ndonje dallim me vitin e kaluar, italiani ka shtuar: “Jemi me rehat, e njohim shtepine tone, ku po stervitemi ne keto dite. Jemi me komfort. Kete vit do te levizim me pak ne krahasim me vitin e kaluar”.

Gagliardini ka folur edhe per blerjet e reja te Interit qe ne kete merkato deri tani nuk kane munguar, qe nga lojtaret me parametra zero si De Vrij e Asamoah, e deri tek goditjet Lautaro Martinez e Radja Nainggolan pa harruar Politanon.

“Lojtaret jane integruar mire, pothuajse te gjithe ketu e njohim kampionatin tone. Jemi takuar shpesh si kundershtare. Ne kete aspekt po shkojme shume mire, jane lojtare te medhenje”, ka thene Gaglia per InterTV.

E ne fund te intervistes se shkurter nuk ka se si te mungoj nje pyetje per Boterorin, aty ku ne finale do te jete dy interist, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

“Bej tifo per ta, absolutisht. Shpresoj qe te fitojne dhe te arrijne ketu si kampion te botes. Do te ishte dicka shume e bukur”, ka perfunduar ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.