Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

572 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vrsaljko i rivleresuar nga Boterori por Atletico i ka bere lojtarit nje premtim: ja situata

Vrsaljko i rivleresuar nga Boterori por Atletico i ka bere lojtarit nje premtim: ja situata
Bujar Berishaj

Paraqitje pozitive per Sime Vrsaljko dje kunder Anglise ne gjysme-finale per te arritur pastaj ne finale te Boterorit.

Lojtari kroat, qe pavaresisht lendimit ne gju ka bere gjithcka qe te luaj mbreme, ka qene autor i nje prove solide te karakterizuar me nje gol te shpetuar ne vijen e golit dhe nje asist per Ivan Perisic ne golin e barazimit.

Sic raporton Mundo Deportivo nga Spanja, Boterori e ka rivleresuar mbrojtesin e krahut pas nje sezoni me ulje dhe ngritje, por kjo nuk do te thote qe ai do te qendroj te Atletico Madrid.

Pas perfundimit te Kupes se Botes, e ardhmja e tij do te jete me e qarte me Interin qe e ka lojtarin ne shenjester prej kohesh e duke gjetur edhe nje marreveshje personale me mbrojtesin me te kaluar ne Itali.

Sipas raportimeve nga gadishuli iberik, synimi i lojtarit eshte prej kohesh qe te kthehet ne Itali, me Napolin qe muaj me pare dukej ne piken per ta bere ate te kthehet ne Serie A por pastaj nuk u be asgje.

Edhe pse qendroj ne Madrid, dirigjenca e Atletico Madrid i ka bere atij nje premtim, qe nese lojtari deshiron te largohet ata nuk do e pengojne ta bej kete por do e bejne vetem ne kushte te nje marreveshje reciproke qe do te kenaqte te gjitha palet e perfshira.

Me pak fjale, pa ndonje oferte te duhur Vrsaljko edhe do te qendronte akoma ne Wanda Metropolitano me fanellen e Colchoneros.

Interi, thekson gazeta katalunase, ka bere tashme nje oferte si huazim me te drejte blerje qe ne total do te arrinte tek 25 milione euro dhe situata eshte ne nje faze te zhvillimit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.