Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “A e dini qe tek Interi ekziston nje lojtar i vetem qe do e nxjere skuadren nga tuneli? Behet fjale vetem per The Big Rom.”

Gazzetta: “A e dini qe tek Interi ekziston nje lojtar i vetem qe do e nxjere skuadren nga tuneli? Behet fjale vetem per The Big Rom.”
Inter Club Staff

Ka nje Inter me Lukaku dhe ka nje Inter pa te. “Eshte nje skuader e mire, e mbrojtur, e perkedhelur nga gjigandi i sja i mire.”

“Por ekziston edhe nje tjeter plot me dyshime, me shume pak siguri: ajo kur belgu nuk eshte ne shtepine e tij ne Milano dhe fle larg saj.”

Keshtu e hap shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport per rendesine e Romelu Lukaku te skuadra e Interit.

Ish-lojtari i Manchester United ka keshtu pas shpine nje repart te tere dhe eshte nje siguri per teknikun Antonio Conte.

Me rikthimin e tij nga minuta e pare, pritet qe edhe alarmi ne sulm i tekniku te bjere, sepse sipas tij, Lukaku eshte binari i kesaj skuadre.

“Krijesa e tij eshte ne tunel tani, por mund te dale pikerisht dhe ekskluzivisht nepermjet nje lojtari: Romelut.”

“Pasi eshte luajtur pa te per dy ndshje e gjysem per shkak te nje problemi ne kofshe, eshte pare se Interit i ka munguar buslla dhe eshte ndalur totalisht procesi i rritjes, duke bere qe edhe Lautaro te kete shume probleme me mungesen e The Big Rom.”

Komisari teknik i Belgjikes, Martinez, e ka mbajtur fjalen e tij dhe e ka ruajtur lojtari ne sfiden kunder Zvicres.

Interi do kishte preferuar qe ta mbante ne Milano Lukaku, por ai eshte shume i lidhur me kombetaren e tij dhe pritet te luaje ne dy ndeshjet e Nations League, kunder Anglise dhe Danimarkes se Eriksen.

Parandeza ne kombetare nuk e heq Lukakun nderkohe nga fokusi i tij tek Interi, qe pa sulmuesin e saj, nuk ka arritur qe te beje “kafshimin e fundit” ne sfidat kunder Parmes dhe Real Madrid, ku mbase do e kishte ndihmuar jo pak skuadren.”

Numrat tregojne nje varesi totale nga Lukaku nga ana e Interit. Ne shtate ndeshjet e para, ne te cilat belgu nuk eshte ndalur kurre, ai ka shenuar 50% te golave, pra 7 nga 15.

Duke e krahasuar me mesataren e Interit me Lukaku dhe pa Lukaku, tendenca e golave te shenuar te Interit ka kaluar nga 2,1 per ndeshje ne 1,7.

Por bashke me kete, kane rene edhe gjuajtjet. Ja pse lojtari eshte kaq shume i rendesishem per Antonio Conten.

La Gazzetta dello Sport shton nderkohe: “Antonio ndihet ne kete moment pezull pa Lukaku pikerisht si Interi i tij.”

“Nga njera ane jane rezultatet qe zhduken ne momentin me te bukur te lojes, por nga ana tjeter eshte ndjesia se Interi eshte ne rrugen e duhur.”

“Torino dhe Real, menjehere pas kombetareve, jane dy okazionet e medha per te korigjuar gabimet e bera deri me sot. Por rruga do te drejtohet nga Lu, i vetmi dhe i miri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.