Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

498 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Do te habiteni, por Mauro Icardi po ben me mire se CR7 dhe Messi ne Champions: ja pse

Gazzetta – Do te habiteni, por Mauro Icardi po ben me mire se CR7 dhe Messi ne Champions: ja pse
Ardis
  • On 08/11/2018, 19:11

Gazzetta dello Sport, mbas 3 golave ne 4 ndeshje, thekson meritat e Mauro Icardi-t ne Champions League. “Ne pafundesine e lojtareve qe kane debutuar ne Champions League qe nga edicioni i pare qe nga 1992-1993 deri e ketij sezoni, jane edhe 44 lojtare si argjentinasi, si debutues ne kete kompeticion, kane realizuar ne tre nga kater ndeshje”.

“Por ne kete list eshte edhe nje ‘meteor’, atehere eshte me mire qe te kufizojme listen e atyre qe jane futur ne historine e Champions League. Icardi eshte ne pragun e me te mireve. Per me teper: arritja e tij – kunder skuadrave si Tottenham, PSV dhe Barcelona, jo formacione “okazionale” – nuk e kane arritur goleadoret me te mire te turneut, futbolliste si Cristiano Ronaldo dhe Messi”.

“Dhe serish: nga 10 golashenuesit e historise se Champions League, vetem Henry, Benzema dhe Shevshenko e kane nisur menjehere me gol ashtu sic ka arritur eshte Icardi me Inter-in”.

Statistika qe ne kete rast jane tregues per nje rritje te qarte te Mauritos. “Mauro eshte nje tren ne levizje qe ben pak ndalesa: qe nga realizimi i golit kunder Tottenham, ndeshje ne te cilen zhbllokohet vete sulmuesi argjentinas dhe sezoni i Inter-it me pas, Mauro ka realizuar 7 nga 9 ndeshje te luajtura, vetem ne ndeshjet kunder Sampdoria-s dhe ne Camp Nou nuk ka realizuar”.

“Champions League, me shume sesa te rezultoje nje prove per tu kaluar, per te po transformohet ne nje trampoline. Cfare ndjesie te jep nje statistike e tille? Veshtire se ne sesionin e merkatos se ardhshme ne vere, te mos kete skuadra ne dispozicion qe te paguajne klauzolen per ta larguar nga Inter-i. Dhe, rinovon ose jo, do te jete ai qe do te vendose per te konfirmuar historine e dashurise me Milano-n”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.