Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, Miranda: pese si note. Skrinar edhe njehere me i miri. Eder dhe Brozovic…

Gazzetta – Inter, Miranda: pese si note. Skrinar edhe njehere me i miri. Eder dhe Brozovic…
Inter Club Staff

Nje dite pas ndeshjes publikohen edhe notat e lojtareve te Interit neper te perditshmet italiane.

Me i miri ne fushe sipas La Gazzetta dello Sport ka qene perseri Milan Skriniar: “Me i miri nga mbrojtesat eshte edhe me i miri ne fazen sulmuese me avancimet e tij dhe topat e gjate qe arriti te jepte. Eshte nje lojtar total, shtyn, mbron, nderton dhe mbyll: nje mur i levizshem perballe te cilit duhet te besh shume kujdes”, dhe eshte vleresuar me noten 7 nga Gazzetta.

Pese nderkohe per shokun e repartit Miranda: mbrojtesi tejter zikalter ka qene fajtor te pakten tek goli pas gabimit te pare te Nagatomos: “Ne vend qe te mbuloje ai Skriniar, po mbulon sllovaku ate…” eshte komenti i Gazzettes per brazilianin.

Me pas eshte edhe Eder me Brozovic te cilet hyne ne pjesen e dyte: 6,5 nota e sulmuesit sepse “goli ishte shume me i veshtire nga sa duket sepse ne situata analoge jane pare epic fail te tmerrshme”, ndersa i dyti hyri ne vendin e Nagatomos dhe beri shume mire pas hyrjes ne fushe duke ndertuar ndonje aksion por duke ndalur edhe Toron ne nje aksion teper te rrezikshem.

Te mira paraqitjet edhe te Candrevas dhe Vecinos: i pari ka krijuar nente krose dhe situata te rrezikshme plus disa veshtiresi ne kontrollin e topit, prandaj ka nje 6,5 mbi shpine. E njejta vote edhe per Uruguajanin i cili e nisi keq por e mbyli shume mire: “eshte si nje makine me nafte dhe del ne pah pas 30 minutave te para…”, ku dy here ishte edhe shume afer golit.

Foto e notave:

Foto e marre nga Gazzetta dello Sport.

(Nga Gazzetta dello Sport).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.