Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja cfare i mungon ketij Interi! Ndryshime te shumta kur te rikthehet Nainggolan sepse…

Gazzetta – Ja cfare i mungon ketij Interi! Ndryshime te shumta kur te rikthehet Nainggolan sepse…
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interit i mungon dicka specifike ne kete sezon. 

E perditshmja italiane mendon se ka gjetur problemin struktural deciziv te Interit: mungesa e nje regjisti klasik.

Ja cfare shkruajne ata ne faqet e tyre sot:

“Nainggolan, qe nuk eshte nje playmaker, eshte blere per ti shtuar peshe, dhembe dhe gola mesfushes se Interit, por jo per te permiresuar qarkullimin e topit.”

“Interi ne mesfushe e ka nisur me Vecino dhe Brozovic, titullare edhe me Torinon por edhe me Sassuolon.”

“Vecino eshte nje mesfushor i dobishem, i afte edhe per gola te rendesishem, por nuk ndihmon shume ne pozicionimin e skuadres.”

“Brozovic eshte bere nje manovrues i besueshem ne pjesen e dyte te sezonit kur ishte Rafinha ne 20-30 metrat e fundit perpara tij dhe kur Cancelo luante ne krahun e djathte dhe ishte gati per sulm ne cdo moment.”

“Lojtari qe pason ne mesfushe ben figure te mire nese pasimi eshte i mire (natyrisht), por edhe marresi i topit duhet te jete ne pozicionin e duhur (kjo nuk eshte e sigurt asnjehere).”

“Prandaj, qe Brozovic te funksionoje ne ate rol, duhet te funksionojne edhe lojtaret e tjere.”

“Por duhet pare edhe dyshja Vrslajko-Politano sa do te funksionoje sepse duhet te formojne nje dyshe po aq te forte sa Rafinha dhe Cancelo per te ndihmuar Brozovic por edhe sistemin e lojes se Interit.”

“Gjithesesi Spalletti po mendon per disa ndryshime te rendesishme tani me rikthimin e belgut.”

“Sapo Radja Nainggolan te rikthehet, dy do te jene rruget: te futet belgu ne vendin e Politanos ose te rikthehet nje 4-2-3-1.”

“Ne cdo menyre Spalletti do te beje zgjedhje te vendosura dhe stabile, me aq sa do te kete ne dore.”

“Eksperimentet e gjata gjenerojne pasiguri, ndryshimet e shumta te fusin ne dyshime.”

“Ne nje pike, duhet te zgjedhesh se cfare formacioni duhet te luash ne shumicen e rasteve per te krijuar nje identitet loje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.