Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Napoli po tenton ti rrembeje Interit tre lojtare ne kete merkato: ja emrat! Zikalterit te shqetesuar…

Gazzetta – Napoli po tenton ti rrembeje Interit tre lojtare ne kete merkato: ja emrat! Zikalterit te shqetesuar…
Inter Club Staff

Interi deri me tani ka qene skuadra me aktive ne Serie A per sa i perket merkatos se veres. 

Edhe pse do ende disa jave qe ajo te hapet zyrtarisht, Ausilio ka bere nje pune te mrekullueshme duke siguruar dy lojtare me parameter zero dhe gjithashtu edhe nje blerje per rreth 30 milione dollare.

Behet fjale per Asamoah nga Juventus, De Vrij nga Lazio dhe Lautaro Martinez nga Racing.

Por duket se Interi nuk do te ndalet aspak me kaq.

Nderkohe qe zikalterit po mendojne nje formule se si mund te arrijne te mbajne ne shtepi si Cancelon por edhe Rafinhen, Ausilio nuk i ka lene pas dore as pistat e tjera.

Problemi i Interit ne kete moment eshte se nuk mund te beje asnje shpenzim perpara 30 qershorit, por vetem pas tij, sepse ne kete date mbyllet bilanci per FPF dhe zikalterit deri atehere do i duhet te shesin dhe te rekuperojne nje shifer prej 30 milione eurosh.

Interi ka disa objektiva te ndryshem, por duket se sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, Napoli eshte hedhur ne sulm per to duke pare edhe veshtiresite e Interit per te mbyllur tratativat ne kete moment.

I pari eshte lojtari i Sampdorias, Bartosz Bereszynski. Ai eshte nje mbrojtes i krahu te djathe qe pelqehet shume nga Interi per shkak te rendimentit me Sampdorian kete sezon por Sarri deshiron ta kete ne skuadren e tij qe ta alternoje me Hysaj.

Emri i dyte ka te beje me lojtarin italian shume te talentuar te Bolognas, Simone Verdi, i cili ka bere me te vertete mire me emilianet duke shenuar gola, duke dhene paraqitje mjaft te mira por duke ndihmuar skuadren e tij te arrije objektivin sezonal. Napoli ka qene shume afer tij ne janar, por lojtari e refuzoi destinacionin. Interi eshte mjaft e interesuar per te gjithashtu.

I treti, eshte nje lojtar i Sampdorias gjithashtu dhe behet fjale per uruguajanin Lucas Torreira i cili me te vertete zoteron cilesi mbi normalen ne mesin e fushes dhe eshte nje lojtar qe Spalletti nuk do ta kishte aspak problem ta kishte ne urdherat e tij. Per te eshte folur gjate se eshte nje objektiv i Interit por kohet e fundit Napoli duke pare edhe stabilitetin finaciar eshte shume afer tij.

Te reja priten ne ditet ne vijim me objektivat e Interit qe pelqehen edhe nga Napoletanet, por keta te fundit nuk kane probleme me FPF dhe mund te tregohen me te shkathet ne merkato gjate muajit qershor.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.