Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,427 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Turneu ne USA: Sinjale pozitive nga Jovetic dhe D’Ambrosio

Turneu ne USA: Sinjale pozitive nga Jovetic dhe D’Ambrosio
Inter Club Staff

Bilanci i tuneut te Interit ne USA kishte ne axhende kater miqesore nga te cilat 1 u kthye ne fitore, nje mbaroi ne barazim dhe dy perfunduan me humbje.

Interi shenoi 5 gola dhe pesoi 9. Por zikalterit fituan 2,5 milione euro edhe pse u desh qe te udhetonin kilometra te tere me avion, gje e cila nuk ndihmon ne pergatitjen e sezonit te ri.

Sipas asaj qe lexohet tek Gazzetta dello Sport, ne numrin e saj te perditshem, tek paraqitjet e Interit ka renduar shume mungesa e gjashte lojtareve te kombetareve – nga te cilet minimumi 5 jane titullare – qe kane mbetur ne Riscone duke u stervitur me Primaveren, e pa i shtuar edhe blerjen e mundshme Candreva. Mancini ne Shtetet e Bashkuara nuk ka perdorur kurre formacionin 4-2-3-1 dhe as 4-3-3 per shkak te mungesave por keto formacione do te jene baze per Interin ne sezonin e ri.

I vetmi repart i kompletuar ishte ai i mbrojtesve te krahut (pervec Santon qe ju bashkua vone), dhe keshtu tekniku luajti me 4-4-2 klasik cdo ndeshje i cili u be ne fund nje 5-3-2 ne ndeshjen ndaj Bayern. Interi ne USA ka luajtur 4 ndeshje ne 12 pike, 3 nga te cilat ne harkun e gjashte diteve ne temperatura teper te larta. Problemet e Ansaldit, Gnoukouri dhe Icardi e reduktuan skuadren ne dispozicion  te Mancinit ne vetem 16 lojtare te perdorshem, ku 4 ishin te Primaveras.

Interi kthehet keshtu ne shtepi me goditjet e klasit nga ana e Jovetic, me konfirmimin se Palacio ne moshen 33 vjecare mund te jete nje lojtar qe mund te jape nje ndihmese jo te vogel (sidomos ne Europa League, ku big-et duhet te pushojne per kampionatit), me nje Kondogbia qe ka ne arsenalin e tij numra te jashtezakonshem por shpesh here gabon ne pasim, me nje D’Ambrosio qe si mbrojtes qendror bind nderkohe qe Miranda duket larg formes se tij te perhershme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.