Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

3,203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Zhang dhe pasioni i tij Interi: potencial i jashtezakonshem. Shume projekte te ngjyrosura zikalter…

Gazzetta – Zhang dhe pasioni i tij Interi: potencial i jashtezakonshem. Shume projekte te ngjyrosura zikalter…
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport flet per ngjitjen e shkalleve nga ana e Jindong Zhang, i nisur nga nje dyqan 200 metra katror dhe tani ne kete moment ka arritur te jete njeriu i 11 me i pasur ne Kine.

“Zhang nuk ndalet kurre, shikon gjithmone perpara. Edhe kur kupton se Suning Commerce nuk mjafton per te qendruar ne vendin e pare te tregut me Kine, ai tenton te beje akoma me shume.  Te ndash punet dhe te percaktosh detyrat eshte kryefjala e punes se tij: Zhang Jindong ka ne pronesi hotele, qendra tregtare, agjensi financimi, agjensi sportive, komplekse te ndryshme e sebashku me keto edhe Suning Commerce, grupi me 19 miliarde euro xhiro nga 50 miliarde euro qe ka ne total i gjithe Sunin ne nje vit. Suning tentoi te konkuronte platformen e-commerce te Alibaba me te cilen perfundoi duke bashkepunuar.”

Zhang eshte teper diskret dhe i rezervuar, autoritar dhe modest. Nuk i pelqen reflektoret dhe punon ne hije. “Qe kur ka blere Interin, Zhang eshte bere nje superstar – edhe pak per humor – per ate “Fozza Inda” ne nje video qe u be direkt virale – kujton Gazzetta -. Por projektet e tij ngjajne super te konsoliduar. Pervec “shiut te parave”, do tentoje qe me aftesite e tij tregtare te monetizoje nje marke qe deri me tani ka qene jo e zhvilluar ne menyren e duhur. Ka qe tashme nje plan ne kantier. Dyqani ne Nanjing te Kines do te ristrukturohet brenda fundit te vitit dhe do te krijohet hapsira “Stadiumi i dyte” ku do te ftohen tifozet e Jiangsu dhe te Interit per te pare ndeshjet te gjithe sebashku ne lidhje direkte, mbase edhe duke blere produkte te ndryshme te skuadrave ne dyqanet qe do te jene ngjitur me kete hapsire. Iniciativa me pas do perhapet ne te gjithe Kinen. Pra, shume shpejt dyqanet e Suning ne te gjithe Kinen do te ngjyrosen zikalter. Po mendohet qe te hapen ende me shume dyqane zyrtare te Interit dhe te tjera akademi zikalter per lojtaret e rinj kinez. Strategjite komerciale po shkojne ne shume drejtime: te krijohet nje organizim me i mire per te vene ne kontakt direkt tifozet kinez te Interit me klubin, te organizohen ne Kine evente me lojtaret, stervitje te hapura per publikun dhe miqesore nga ana e skuadres zikalter, te sillen grupe te tifozerive kineze ne San Siro. Por, perpara se te largohemi nga selia qendrore e Suning nje menaxher i marketingut  mer telefonin dhe na tregon nje app: eshte dyqani virtual i Suning. “I shikon? Ne shesim tashme produktet zyrtare te Jiangsu por edhe biletat e ndeshjeve. Shume shpejt do bejme te njejten gje edhe per Interin”. Potenciali eshte i jashtezakonshem: ai aplikacion ka me shume se 100 milione perdorues aktive.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.