393 views
GdS – Inter, goditje tek Parma: vjen i riu Cerri
Interi ka bere nje blerje tek te rinjte e Parmes, nje nga me te miret dhe te rendesishmit. Quhet Alberto Cerri, sulmues i vitlindjes 1996 qe sapo ka fituar skudeton ne kategorine ku luan te drejtuar nga Cristiano Lucarelli. Ne kombetaren italiane eshte i perfshire tek kategoria e Under 17 ne drejtimin e Zorattos, Cerri ka nje fizik alla Vieri dhe nuhatje shume te mire per gola. Dhe pavaresisht moshes se re ka debutuar ne Serie A.