Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Godin, fjale prej lideri ne prag te Champions: “Une mendoj vetem per dicka kur jam ne fushe. Edhe te qindat e sekondes jane decizve.”

Inter Club Staff

Nje nate shume e rendesishme ajo e Interit sot qe nis Champions League ne San Siro kunder Slavias se Prages. 

Nder lojtaret e rinj te Interit sot ne fushe pritet te jete Diego Godin qe te shtunen luajti titullar per here te pare ndaj Udineses.

Mbrojtesi uruguajan ka folur per Champions ne matchday programme te Interit: “Jane njerezit qe e bejne nje klub te madh, energjia qe krijohet ndermjet skuadres, tranjerit, klubit dhe tifozeve eshte thelbesore.”

SPORT – “E kam nisur te luaj kur isha vetem 5 vjec dhe futbolli ka qene sporti im i pare. Deri ne moshen 15 vjecare kam praktikuar edhe sporte te tjera: not, basketboll, volejboll dhe atletike.”

“Te gjitha keto disiplina me kane ndihmuar qe te behem nje lojtar me i mire dhe te rritem ne nivel fizik dhe ne koordinim.”

“Kam qene gjithmone i dashuruar me futbollin dhe shume i apasionuar sepse mbi te gjitha eshte nje sport skuadre.”

MBROJTES – “E kam nisur si sulmues por me pas jam spostuar ne mesfushe dhe me ne fund e gjeta veten si mbrojtes. Si mbrojes dhe si portier e shikon gjithe fushen me nje pergjegjesi te madhe.”

“Duhet te transmetosh siguri. Kjo eshte menyra qe une interpretoj kete rol: mendoj per skuadren dhe per te miren kolektive.”

GOLA – “Pjesen me te madhe i kam shenuar me koke. Puna ime kryesore eshte te mbroj por edhe instikti me shtyn qe te shkoj ne zonen kundershtare kur ka goditje te lira. Shkoj gjithmone i motivuar.”

EKSPERIENCA – “Deshiroj gjithmone te luaj dhe te jap me te miren time brenda dhe jashte fushes se lojes. Eksperienca nuk eshte nje titull, por fitohet duke perjetuar situata.”

“E them gjithmone: ose fitohet ose nxiret nje mesim. Futbolli nuk eshte matematike: jo gjithmone dy plus dy bejne kater.”

“Vetem duke u perqendruar 100% ti mund te arrish nje te qindat e sekondit me shpejt se kundershtari. Cdo e dhejte e sekondit eshte e nevojshme per te fituar sidomos kur skuadra luan ne menyre intensive, te strukturuar dhe te rregullt si ajo e jona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.