Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens habit: “Ja cfare me tha Gasperini perpara se te largohesha. Qe te zgjidhja…”

Gosens habit: “Ja cfare me tha Gasperini perpara se te largohesha. Qe te zgjidhja…”
Inter Club Staff

Protagonist ne DAZN moments, Robin Gosens ka folur per shume momente te bukura dhe te trishtueshem ne karrieren e tij.

Ai gjithcka e ka nisur me Atalanta-PSG ne 2020: “Ne e kemi ngrene PSG ne pjesen e pare dhe kur shoh imazhet e asaj ndeshje, merzitem.”

“Deri ne te 60 vrapuam shume por pastaj rame goxha. PSG futi brenda Mbappe qe nuk ishte ne 100% te formes, por cmendi ndeshjen me dy assiste. Duruam deri ne te 90, por me pas endrra mori fund.”

“Inter? Per fat te keq kam nje numer te ri sepse 8 eshte ne fanellen e Vecinos, nje lojtar qe ndodhet aty prej shume kohesh.”

“Nuk doja te beja asgje per ta pasur per respekt. Une e shoh budallallik qe sapo shkon te nje klub, kerkon direkt nje numer.”

“Une kam pasur numrin 8 qe kur kam luajtur me Vitesse. Jam i lidhur me ate numer por nuk eshte se e konsideroj fat.”

Gasperini?

“Do i jem gjithmone falenderues. Te Atalanta kemi pasur nje sistem sulmues qe me ndihmonte shume.”

“Kam shenuar gola gjithmone sepse kam pasur mundesine te sulmoj. Kam mesuar shume nga ai. Me tha se nuk kishte stervitur kurre nje lojtar qe ishte permiresuar kaq shume.”

“Por ishte ai qe me tha se ishte momenti i duhur per te kaluar tek Interi. Ne fund doli nje transferim shume i mire. E kam pershendetur me shume dashuri.”

Lamtumira nga Bergamo.

“Ka qene nje kombinim i shume situatave negative qe me kane ndalur qe ta pershendes ashtu si duhej.”

“Kam kaluar kater vite e gjysem ne Bergamo dhe i detyrohem shume klubit. Aty jam bere nje lojtar i kombetares dhe fale tyre jam ne nje nga klubet me te mira ne bote.”

“Do te doja te thoja lamtumire per tifozet ne ndonje ndeshje, por nuk munda. Ka qene e trishtueshme.”

Kapitulli i ri me Interin.

“Eshte nje cmenduri qe me eshte dhene mundesia te luaj ne nje nga klubet me te medha ne bote. Mbi te gjitha pas demtimit.”

“Eshte shume zbavitese ketu. Inter ka nje skuader te madhe dhe nje deshire te papare per te fituar.”

“Natyrisht ka shume presion, por duhet te fitosh cdo ndeshje. Ajo qe ka rendesi eshte kjo, kjo eshte ajo qe e ben fantastike.”

Fitorja ne derbi dhe ajo ndaj Juventusit.

“Ta them kete: ky sukses do te na sjelle Scudetton. Para ndeshjes thonim me njeri tjetrin: ‘Nese fitojme kete ndeshje, do te jemi kampione. E keshtu do te ndodhe, jam i bindur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.