Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,067 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Fiorentina, dua 3 piket. Te rilindur me Mazzarrin dhe mbi Militon…”.

Guarin: “Fiorentina, dua 3 piket. Te rilindur me Mazzarrin dhe mbi Militon…”.
Ardis
  • On 25/09/2013, 12:10

Fredy Guarin i perqendruar per ndeshjen e neserme ne mbremje kunder Fiorentina-s. Ja dhe fjalet e tij ne nje ekskluzive te Corriere dello Sport, ku flet gjithashtu edhe per fitoren 7-0 me Sassuolon: “Te ndalonin ne rezultatin 4-0? Me vjen keq per koleget, por ne futboll eshte e nevojshme qe te impenjohesh gjithmone ne maksimum. Boterori ne Brazil? Fillimisht duhet te kualifikohemi, por Kolumbia mund te beje shume mire sepse ka nje skuader optimale dhe nje trajner qe ka dhene shume. Roma dhe Cagliari? Mund te arrijme larg nqse mendojme vetem per nje ndeshje ne jave”. Me pas flitet per ndeshjen kunder Fiorentines.

Te kujtohet rezultati 4-1 kunder Fiorentines?
“Me kujtohet, por ne ishim ne nje moment te veshtire dhe kishim shume shoke te demtuar. Nderkohe Fiorentina ishte shume mire dhe kishte fituar besim. Ishte nje humbje e shemtuar”.

Jeni gati per ndeshjen e neserme?
“Do te zbresim ne fushe per te bere mire dhe per te fituar. Derime tani rezultatet tona kane qene pozitive, por nuk mund ta largojme tensionin. Jemi ne fillim te sezonit”.

Sa te renda do te jene mungesat e Gomez, Pizarro dhe Cuadrado?
“Jane tre lojtare shume te rendesishem dhe deciziv per skuadren e tyre, por ne Bergamo kane fituar dhe kane luajtur mire edhe me mungesat e tyre. Formacioni i Montellas luan me te vertet nje futboll te bukur”.

Cuadrado eshte lojtari i krahut (esterno) me i mire i kampionatit?
“Eshte ndryshe nga te gjithe te tjeret, ka nje fuqi impresionuese. Kur eshte ne shpejtesi e siper eshte thuajse e pamundur qe ta kapesh. E kane vleresuar edhe ne kombetare, eshte me te vertete i forte”.

Cfare dueli do te jete me Borja Valero?
“Spanjolli besoj se eshte lojtari me i rendesishem i Fiorentines per momentin, eshte ai qe i jep ritem skuadres. Te perballemi me te nuk do te jete e lehte”.

Ne sulm, ne fakt, duhet pasur kujdes nga Giuseppe Rossi.
“Ne Spanje ka bere shume dhe i ka treguar vlerat e tij. Tashme mbas demtimit eshte kthyer ne nivelet e tij”.

Edhe Milito, me dopjeten e te djeles, ka treguar nje permisim te dukshem.
“Rikthimi i Diego-s eshte i rendesishem per skuadren dhe tifozet. Duke e pasur ne stervitje me ne ishte shume pozitive, sepse ai eshte shume i rendesishem per grupin tone edhe si person”.

Ne krahasim me sezonin e kaluar zhgenjyes, cfare ka ndryshuar Interi?
“E para mbi te gjitha, ka ardhur nje trajner i ri, pika e rinisjes per rilindjen tone. Me pas puna, shume ndryshe ne krahasim me te kaluaren: Mazzarri kujdeset per detajet dhe na ben qe te jemi te pergatitur cdo ndeshje”.

Mbas 57 gola te pesuar sezonin e kaluar, tashme ne 4 ndeshje vetem 1 gol te pesuar…
“Ne cdo stervitje punojme shume fort per tu permisuar. E kemi bere qe nga dita e pare e stervitjes dhe rezultatet po na japin te drejte, por nuk duhet te ndalojme”.

Ky Inter mund te luftoje per tre vendet e para qe vlejne per Champions League?
“Te kthehemi ne Champions eshte motivim shume i madh, por per momentin nuk duhet te mendojme shume. Objektivi yne eshte te bejme maksimumin cdo ndeshje”.

Mbas 7-0 kunder Sassuolo-s ka njerez qe flasin per skudeton. Eshte e tepert?
“Kur skuadra ecen mire, te tilla parashikime nuk mungojne, por nuk duam te hutohemi. Duke punuar fort, duke menduar ne grup, si skuader, duke sakrifikuar per njeri-tjetrin, rezultatet do te vijne”.

Ne luften per te fituar tringjyreshin (skudeton) ke votoni, Juventusin apo Napolin?
“Juventusi eshte nje skuader e forte dhe ka avantazhin qe ka te njejtin ekip prej vitesh. Puna dhe vazhdimesia do te peshojne qe nga ky moment dhe deri ne fund te sezonit. Edhe Napoli ka nje organike qe vihet ne dukje, por duhet te konfirmojne nivelet e tyre aktuale. Nuk do te jete e lehte per ta edhe pse jane te forte dhe kane nje trajner qe eshte ne gjendje te arrije rezultate te medha kudo”.

Hendeku me Juventusin eshte ulur?
“Jemi duke punuar per te qene nje skuader me e mire dhe me me shume vazhdimesi. Mund te arrijme ne nje nivel te rendesishem nqse ndjekim trajnerin”.

Ju ka surprizuar rendimenti i Rome-s?
“Kater fitore ne kater ndeshje nuk jane te rastesishme. Shikohet dora e Garcia-s, por edhe blerjet e reja nga Maicon deri te Gervinho jane te rendesishem”.

Por edhe Totti ne moshen 37 vjecare ben gjithmone diferencen…
“Ne moshen e tij nuk e di ne do jem ne fushe. Eshte e pabesueshme se si arrin te beje diferencen, eshte nje kampion”.

Dukeni shume ne forme ne krahasim me te kaluaren. Merite e kures se Mazzarrit?
“Si lojtar jam po ai. Tashme po punoj shume ne nivel individual dhe ne grup, per tu integruar sa me mire me shoket. Jam ne nje moshe ku mund te mesoj shume lehte gjera dhe arrij ti bej ne praktike. Objektivi im eshte te permisohem gjithmone, edhe ne fazen e mosmbajtjes se topit”.

Midis goleshenuesve te Serie A nuk eshte Guarin, i cili vitin e kaluar u zhbllokua ne javen e dhjete. Kete vit do te luani ne pozicion me te avancuar?
“Gjithmone kam besuar se asist dhe goli vijne ne momentin e duhur. Perqendrohem tek skuadra dhe kerkoj ta ndihmoj ne maksimum. Golat e mi do te jene pasojat e kesaj pune”.

Vlerat e Interit do te shikohen me qarte mbas ndeshjes kunder Fiorentines, Cagliarit dhe Romes?
“Do te perballemi me skuadra te rendesishme dhe jam i bindur qe mund te bejme akoma me mire se ndeshjet e para”.

Ju kalon ndermend te ndryshoni mendim per rinovimin per me tej se 2016?
“Duhet tja kerkoni shoqerise. Une ketu jam shume mire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags