
Icardi: “Luftojme per CHL. Osvaldo? Gjithcka ok, gabimi im. E ardhmja ime…”
Perfundon 1-1 ne Juventus Stadium dhe per Interin nje pike e mire per te rifilluar ne 2015. Ne mikrofonat e Sky flet Mauro Icardi, autor i golit te barazimit ndaj viktimes se tij te preferuar. Keto jane fjalet e tij:
“Llogaria e hapur me Juven? Kam qene pak me fat kete here, Guarin me ka bere nje pasim te mire, isha pak larg portes, kam gjuajtur dhe ka shkuar mire. Kemi marr nje pike, por kemi pasur mundesi ta fitojme ndeshjen, por i kemi shperdoruar. Reagimi i Osvaldo? Jane gjera qe ndodhin ne fushe, pastaj jashte gjithcka ok. Kam gabuar une, ai ishte vetem, kam verejtur qe me kishte leshuar hapesire dhe kam provuar duke gjuajtur. Ka qene nje pjese e lojes dhe kaq. Vendi i trete? Duhet te luftojme, ne fund te kampionatit do te shohim. Nuk leviz ne merkato? Po po, jane gjera qe i them gjithmone. Nuk them asgje per kete, flet shoqeria me agjentin tim dhe mjaft.”