Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,014 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Ne SHBA do te jene te gjitha ndeshje per tu fituar. Adhuroj Benzema sepse…”

Icardi: “Ne SHBA do te jene te gjitha ndeshje per tu fituar. Adhuroj Benzema sepse…”
Ardi Deda

Mauro Icardi ka dhene nje interviste per Inter Channel. Ja dhe fjalet e argjentinasit:

Pas miqesoreve ne Pinzolo, ne Shtetet e Bashkuara ju presin sfida kunder skuadrave te medha si Real Madrid, Roma dhe Manchester United, tre skuadra qe do te kene organiken pothuajse te kompletuar duke pare qe Anglia dhe Spanja, skuadra qe perfaqesojne komponentin me te rendesishem te organikave te tyre, kane dale nga Boterori ne fazen e grupeve. Do te jete nje gje e mire per ju te perballoni kundershtar te ketij niveli per tiu afruar me se miri Europa League?

“Sigurisht qe po, te zhvillosh miqesore me keto skuadra ketu eshte shume e rendesishme sa te besh nje raund eleminator ne Europa League. Jane gjithmone skuadra te medha per tu perballur, ndeshje ku duhet te shkojme ti fitojme keshtu sic kemi bere ne Pinzolo. Eshte ajo qe kerkon trajneri dhe qe duam edhe ne. Askujt nuk i pelqen te humbase, edhe kur humb miqesore te tilla ne fund ndihesh keq”.

Totti dhe Benzema do te jene rivalet e tu, duke mare ne konsiderate qe Cristiano Ronaldo nuk eshte nje sulmues qendror i paster kush te pelqen me shume?

“Mendoj se Benzema, kur eshte ne forme eshte nje sulmues i nivelit boteror. Tek Real Madrid arrin gjithmone te shenoje 10-15 gola ne sezon. Kur ishte jashte fushave dhe nuk dihej nese do te luante apo jo, sapo u fut tregoi menjehere se cfare lojtari eshte. Mendoj se eshte nje sulmues i nje niveli te madh”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags