Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Nuk deshiroj te largohem nga Interi, dua te kujtohem si heronjte e Tripletes. Mazzarri? Problemi eshte…”

Icardi: “Nuk deshiroj te largohem nga Interi, dua te kujtohem si heronjte e Tripletes. Mazzarri? Problemi eshte…”
Inter Club Staff

Maurito Icardi ka dhene nje interviste te gjate per Il Giornale, tre dite nga rikthimi i tij ne Marassi, por kesaj radhe si kundershtar. Argjentinasi i Interit tregon ndjenjat aktuale dhe kujtimet e te kaluares:

Mauro, cfare efekti te jep Meazza pas nje goli te bukur si ai i fundit?
“Kam pare njerezit ne kembe, duke uleritur. Me ekzalton edhe spikeri qe thote emrin tend. Shume e bukur,”

A ke ndonje klasifikim te golave me te bukur te tu?
“Do te thoja me emocionuesit: Te parin ne liste kam ate qe i kam shenuar Juventusit me Interin ne shtatorin e kaluar…”

A do te jete emociomues rikthimi ne Genova, ne shtepine Samp?
“Me shkon mendja tre vjet me pare kur vajta aty, avash avash gjeta vend ne futbollin e te medhenjve. Nje hap shume i madh per mua per objektivin qe i kisha vene vetes: Te luaja ne Serie A.”

Po tani si te duket Serie A?
“Ne fillim ishte shume e veshtire: Nuk kisha kohen e duhur si lojtaret e tjere. Por u ambjentova shume shpejt.”

Me e veshtire te shenosh gol apo te stervitesh fort?
“Golat jane gjithmone te veshtire: Duhet te gjesh momentin e duhur per ta futur brenda.”

Preferon golin me force apo me fantazi?
“Cfare eshte forca? Nese te vjen topi dhe e fut brenda edhe me vesh eshte mire. Mjafton qe te hyje.”

Sa gola i ke ven vetes objektiv?
“Jo, shiko: Une jam nje qe, nese ndodh, shenoj, nese jo, i pasoj topin shokut te skuadres. Nuk jam egoist. Nuk duhet te shenoj sezben. Llogarite i bej ne fund.”

Ne te qenit sulmues ke nje ngjashmeri me Bobo Vierin…
“Ma kane thene shume veta. E njoh Vierin per golat qe ka bere, i kam pare disa. Por nuk kam pare filmime te tij ne ndeshje.”

Nese shikon me kujdes, tek Interi kane qene te pakten tre sulmues te medhenj qe shenonin shume, por me probleme jashte fushe nese flitej per femra… Valentin Angelillo i cili shenoi 33 gola ne nje sezon ne ate kohe, rekord ende i pathyer, Vieri dhe Ronaldo. Eshte nje shenje e mire?
“Une nuk kam asnje problem, se di pse njerezit thone qe kam probleme. Por nese shenoj 33 gola ne nje vit, faleminderit: krahasimi sjell fat.”

Te dilen kunder Sampdorias a ja ke friken sjelljes se keqe te lojtareve te Mihajlovic apo ndonje shqelmi nga Maxi?
“Nuk e njoh teknikun, por me thone qe eshte i forte: Sampdoria do te kete grinte dhe deshire per te fituar. Nuk do te luaja futboll nese do kisha frike nga shqelmat: Do isha bere muzikant. Ndonje goditje ne fushe edhe do e mar, sic ndodh ne cdo ndeshje.”

Maxi Lopez eshte qare per shkak te publikimeve neper rrjete sociale te femijeve minoren te Wandes…
“Nese femijet jane ne shtepi me mua dhe me Wanden eshte nje gje normale. Ne hedhim ne social gjithcka qe bejme. Cdo njeri te mendoje ate qe do. Por me duket e cuditeshme: Pikerisht ai, nga spitali ka postuar foton e vajzes se porsalindur nga barku i Wandes. Dhe tani kerkon te mos bejme ne ate qe ka bere pikerisht ai?”

Tifozeve, ne pergjithesi, i duket sikur ti e ekzagjeron me rrjete sociale…
“Kete gje e bejne te gjithe, jetojme ne 2014. Por ne jemi me te ekspozuar: Une jam nje futbollist dhe Wanda nje femer shume e njohur. Njerezit te shikojne me shume keshtu. Por nuk jan vetem te rinjte qe perdorin rrjete sociale. Edhe Interi, pershembull, cdo dite hedh foto te stervitjeve.”

Te rikthehemi tek futbolli: Interi shenon me shume gola jashte San Siros se sa ne shtepi. Ku eshte problemi?
“Nuk e kuptoj. Ne shtepi i kemi njerezit nga ana jone. Jashte na vershellejne, eshte gjithcka me e veshtire. Realisht nuk e kuptoj.”

Gaboni me shume ne gjuajtjet drejt portes, apo kur mbroheni?
“Askush nuk deshiron te gjuaje keq apo te kapi shtyllen. Ne mundohemi shume. Nderkohe ne mbrojtje duhet te jemi me te kujdesshem: Nga portieri deri tek sulmuesi i fundit, qe duhet te jete mbrojtesi i pare kur fillon aksioni kundershtar. Duhet me shume perqendrim.”

E keni me problem ju te kuptoni idete e Mazzarrit apo e ka ai me problem tjua shpjegoje ju?
“Ne kemi provuar te bejme te gjitha ato qe na ka thene misteri ne te gjitha menyrat. Ai do nje futboll ne krah, ku mbrojtesit e krahut te dalin shume perpara… Ne e provojme ta realizojme. Pastaj, sigurisht, nese gjejme skuadra qe mbrojne me 11 lojtare eshte e veshtire…”

Po ideja e largimit ne fund te sezonit? Flitet per Atletico Madrid…
“Shikoj qe qarkullojne keto lajme, i lexoj ne telefon, por nuk i lexoj fare gazetat. Nese Interi do qe te me largoje, un largohem. Por nese deshirojne qe te qendroj, jam aq mire sa se keni idene dhe tani po mendojm vetem per gjashte ndeshjet e mbetura. Ketu ne te ardhmen deshiroj te fitoj Champions. Dua te qendroj tek Interi dhe pike.”

Jashte Europe do te ishte dicka e rende?
“Do te ishte e trishtueshme, sepse besojme te gjithe ne arritjen e saj. Per cdo lojtar te luash ne europe eshte shume bukur. Do te mundohemi me te gjitha menyrat.”

A mendon per te ardhmen? Ku deshiron te arrish?
“Askush nuk ka nje pike maksimale. Messi ka fituar 4 topa te arte, ndoshta do te fitoje edhe 5 te tjere. Por une deshiroj qe tek Interi te le shenje: Te bej shume gola dhe te kujtohem si heronjte e tripletes, te cilet kane mbetur ne histori. Pastaj me Kombetaren time dua te fitoj Boterorin.”

Per Brazilin je me vonese…
“Jo, po flas per ata te ardhshimit. Ndoshta ne 2 apo 3. Jam akoma i ri. Te qendrosh jashte 5 muaj ne nje vit kaq te rendesishem te perjashton vetevetiu. Kam luftuar me pubalgjine, dhe ne fillim sezoni ishte shume e veshtire. Edhe tani nuk jam tamam shume mire.”

Ti je Argjentinas, Maradona apo Messi?
“Une jam i ri dhe them Messi: Sepse ate e kam pare ne te tashmen.”

Idhulli yt ka qene Batistuta…
“Ekzaktesisht. I ngjaj ne disa pika te ndryshme te lojes. Ishte i jashtezakonshem nga menyra si gjuante me koke. Do me pelqente te beja karrieren e tij. Do te jete e veshtire por do te mundohem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags