Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,938 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi tek Mourinho, Lukaku tek Mazzarri?

Icardi tek Mourinho, Lukaku tek Mazzarri?
Xhorxh Gellci

Inter ndryshon, edhe ne sulm. Gazzetta dello Sport e dites te sotme analizon merkaton zikalter, duke permendur nje emer te ri: Romelu Lukaku, sulmuesi belg i vitit 1993, ne pronesi te Chelseat por qe kete vit ka luajtur ne rradhet e Everton ne huazim. E gjitha kjo eshte e lidhur me shitjen e mundshme te nje ‘titullari’, jo me pak se Mauro Icardi, mbi te cilin eshte perqendruar vemendja e Chelsea oret e fundit. Sidomos Jose Mourinho, qe deshiron te kete ne sulm dy lojtare prej 20 golash ne sezon, pas adhjes te Diego Costa nga Atletico Madrid.

Raportet mes Special One dhe Lukaku nuk kane qene asnjehere te mire, prandaj largimi i tij nga Lonra eshte i mundur, pavaresisht nje sezoni super me Everton, klub ku me golat e tij e ka cuar shume prane Champions Leaues. Gazzetta vazhdon duke kujtuar zenken mes te dyve veren e shkuar, pas kthimit nga WBA: Lukaku kerkonte hapesira pas sezonit te shkelqyer me WBA, por Mourinho e dergoi perseri ne huazim tek Everton duke thene: “Romelut i pelqen te flase, por e vetmja gje qe nuk thote eshte pse ka shkuar ne huazim tek Everton.”

Inter, ne kete pike, mund te perfitoje sepse Mout do i pelqente qe lojtari i tij te shkoje tek ish klubi. Dhe pikerisht ketu vjen emri i Mauro Icardit: nuk ka nisur asnje tratative me Chelsean, akoma jemi tek sondazhet e thjeshta, dhe vlen te specifikohet formula qe Erick Thohir do te deshironte: asnje huazim ose shkembim i barabarte, edhe sepse ka nje diference te dukshme ne pagat e lojtareve (Maurito merr 800 mije euro, ndersa belgu 2,5 milion), edhe sepse manjati sheh tek Icardi nje lojtar te rendesishem per Interin e te ardhmes. Por me nje shume prej 8-10 milion prej Chelseat se bashku me Lukakun, gjithcka mund te ndryshoje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.