Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,012 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

M’Vila deshiron Interin, po Inter e do M’Vila-n?

M’Vila deshiron Interin, po Inter e do M’Vila-n?
Xhorxh Gellci

Situata eshte e qarte: Inter eshte ne avantazh per Yann M’Vila, mesfushorin francez te Rubin Kazan qe prej janar 2013. Por ardhja e tij ne Milano nuk eshte akoma e sigurte, edhe sepse ne oret e fundit Napoli eshte kthyer perseri ne gare.

Gjithashtu, mendohet se ka akoma disa dyshime qe po ngadalesojne tratativen nga ana e shoqerise zikalter, ne dy aspekte: teknik dhe karakteriak. Lojtari i vitit 1990 eshte futur shume pak here ne fushe nga tekniku i Rubin, me vetem 2 paraqitje ne 11 javet e fundit. Pervec kesaj, pikepyetjet e Ausilios shtohen edhe nga sjellja e tij, pasi M’Vila eshte perfshire disa here ne ceshtje shume te diskutuara me prostituta.

Ne cdo rast, diten e neserme do te kete kontakte te reja mes shoqerive. Ne nivel ekonomik, do te ishte nje marreveshje e mire. Francezi ka rene dakord me Interin, duke ulur pagen nga 3 milion, ne 2 milion qe i garanton Erick Thohir. Me Rubin flitet per nje huazim prej 1 milion me te drejte blerjeje te fiksuar ne 8-9. Edhe ne kete rast kemi nje marreveshje perfundimtare te percaktuar me ruset.

Pelqehet akoma edhe Mario Suarez i Atletico Madrid, por pamundesia per te shpenzuar shifra te rendesishme ben qe Inter te konsideroje M’Vila si alternative kryesore. Edhe pse ka disa dyshime te fundit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags