Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giornale shperthen kunder Contes dhe Orialit: “Ja denimi qe ata do te marrin nga Gjykata Sportive: plot…”

Il Giornale shperthen kunder Contes dhe Orialit: “Ja denimi qe ata do te marrin nga Gjykata Sportive: plot…”
Inter Club Staff

Nese nga media te tjera eshte degjuar te flitet per vetem dy jave skualifikim per Conten, duket se Il Giornale nuk permbahet fare ne parashikimin qe ata bejne.

Ata kane ndermarre nje sulm te dukshem ndaj Contes dhe Orialit, per ate qe ka ndodhur ne fundin e takimit ndaj Udineses.

“Mund te kete plot nje muaj skualifikim per Conten. Keshtu flasin zerat e pare nga koridoret e Gjykates Sportive.”

“Gjithcka natyrisht do te varet nga raporti i arbitrit, nga gjerat qe do te thuhen ne te dhe nga gjerat qe ne nuk i kemi pare.”

“Flitet se ka pasur edhe nje tentative per goditje. Prandaj, me shume do te merret vesh ne oret ne vazhdim.”

“Por sido qe te shkoje, Conte do te jete ne telashe: do duhet te qetesohet sepse keshtu nuk mund te shkohet askund.”

“Ajo skene nuk ka qene dicka e bukur per nje klub si Interi, qe ka nje tradite ne figura te mira ne drejtim te arbitrave, pavarsisht padrejtesive.”

Por ata nuk kursejne as Orialin: “Nje batute thuhet se ai ka hyre ne fushe me shpesh se Eriksen dhe me siguri jo per te luajtur.”

“E kuptojme qe e ndjen veten pjese te kesaj skuadre, por ai nuk mund te kete kete figure me arbitrat: kujtojme qe ai ka nje post edhe ne Kombetaren e Italise.”

“Ndonjehere e tepron edhe ai, si ne rastin kur u fut ne fushe per ndalur Barellen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.