Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,262 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky: Mancini po fokusohet tek reparti i mbrojtjes. Variantet e provuara sot…

Sky: Mancini po fokusohet tek reparti i mbrojtjes. Variantet e provuara sot…
Blerim Shehu

Silvia Viallini na informon per te rejat me te fundit nga Appiano Gentile: “4-4-2 eshte skema qe Mancini ka perdorur dhe sot ne stervitje, por ne disa variante te ndryshme kjo bazuar sipas karakteristikave te lojtareve te ndryshem qe ka perdorur per kete skeme. Sot kemi pare nje konfirmim te Nagatomo dhe Telles ne krahet e mbrojtjes, ndersa ne qender te mbrojtjes kthehet Miranda pas skualifikimit. Rikthimi i Mirandas eshte i rendesishem dhe kjo gje u vu re ne veshtiresite qe pati mbrojtja gjate ndeshjes ne Verona. Mancini po kembengul shume persa i perket mbrojtjes, ai kerkon nje perqendrim maksimal nga ky repart. Ashtu sic edhe dje, sot mancini ne mesfushe ka perdorur ne te djathte Biabiany ne qender Medel, Kondogbia dhe ne te majte Perisic, dhe me shume mundesi kete jave pushon Brozovic. Ne sulm perkrah te paprekurit Icardi eshte provuar Palacio (mund te jete nje alternative) duke pare qe dhe ne Verona beri nje ndeshje shume te mire. Stervitja e sotme ende nuk ka perfunduar. Gjithashtu Jovetic ka kryer nje stervitje shume intensive per te qene i gatshem per ndeshjen e te dieles ne firenze, pikerisht ne vendin ku u rrit si talent.

Keto jane te rejat e fundit qe raportohen nga gazetarja Silvia Viallini.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.