Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, FLET MAROTTA DHE ZBULON GJITHCKA: “Dybala? Ja si qendron e verteta: ai per ne ishte dhe…”

INTER, FLET MAROTTA DHE ZBULON GJITHCKA: “Dybala? Ja si qendron e verteta: ai per ne ishte dhe…”
Inter Club Staff

Vetem nje dite perpara se skuadra te mblidhet per grumbullimin sezonal, ne seline e Inter sot perpara mediave ka dale Beppe Marotta dhe tranjeri Simone Inzaghi.

Ne kete konference te pare sezonale, eshte bere nje qartesi menjehere nga Marotta me nje monolog per sa i perket edhe merkatos.

“Miredita te gjitheve, sot ne menyre simbolike jemi ne fillimin e nje sezoni te ri sportiv. Po flas pak a shume per sezonin e kaluar me nje shije gjysme e embel”.

“Fakti se kemi fituar dy trofe, na gezon. Por fakti se dolem te dytet ne kampionat, eshte dicka qe duhet te na motivoje per te ardhmen por fakti se nuk na ka lene te hidheruar do te thote se diferenca mes vendit te pare dhe te dyte eshte shume e vogel”.

“Duhet te jete nje tregues i mire per sezonin e ri. Ju pershendes te gjitheve nga Zhang dhe ju uroj nje pune te mbare”.

“Nje e re e rendesishme eshte edhe rinovimi i tranjerit tone, edhe kjo eshte nje tregues i mire dhe frut i nje raporti te konsoliduar me klubin pas nje vere te trazuar vitin e kaluar.”

“Ai ka dhene kenaqesi per klubin dhe tifozet. Rinovimi ishte pasoje fiziologjike sepse e ka treguar me fakte se eshte ne lartesine e duhur”.

“Ka treguar se eshte nder me te miret ne qarkullim. Falenderoj Ausilion dhe Baccin, koleget e mij te zotet qe po punojne shume per te permiresuar akoma edhe me shume kete skuader qe eshte kompetitive per objektivat tane”.

“Ne futboll objektivat duhet te jene gjithmone te larte, duhet te kesh kurajo per te fituar dhe jo frike per te humbur”.

“Ne do te prezantohemi perseri me objektivin per te fituar, pasi e kemi treguar me fushe se jemi kompetitive”.

“Nuk duhet qe te devijojme nga kjo fjale kete vere, pas pandemise, sepse eshte nje fjale e abuzuar shume”.

“Ne kemi qendrueshmerine e vazhdueshme per te dhene vazhdimesi dhe ne radhe te pare, ne si drejtues kemi vendosur qendrueshmerine ne qender te gjithckaje per te vazhduar perpara”.

“Jemi ne diten e gjashte te merkatos dhe kemi rreth dy muaj qe punojme pikerisht per kete moment qe skuadra te jete gati.”

“Kemi dashur te bejme nje skuader gati per shkak te anomalise qe do te kete ky kampionat qe do te ndahet ne dysh nga boterori”.

“Duhet te permbushnim kerkesat e tranjerit sepse te gjithe e dinim sa e rendesisjme isjte. Ne merkato kishim deshire qe te benim dicka te mire per te prezantuar nje skuader sa me kompetitive”.

“Me duket se kete premtim per tranjerin e kemi mbajtur. Dua te falenderoj edhe tifozet qe kane qene gjithmone afer dhe jane shtylla kurrizore e ketij klubi”.

“Objektivi eshte qe te shtojme akoma edhe me shume trofete por keto trofe nuk jane vetem frut i investimeve ekonomike, por edhe e punes dhe perkatesise qe eshte treguar ndaj Interit keto kohe”.

“Shpresoj qe te mos beni shume pyetje merkatoje per tranjerin tone sepse me vone pikepyetjet do i keni pikerisht ju”.

“Treguesi se futbolli po ndryshon eshte edhe te fakti se per here te pare une shoh shume lojtare me parameter zero ne treg edhe pse merkato ka filluar”.

“Eshte nje tregues se futbolli eshte transformuar dhe duhet me shume kurajo ne nivel lojtaresh te rinj ne skuader”.

“Perpara se te pyesni ju, per Dybala ju them se per ne ka perfaqesuar dhe perfaqeson nje mundesi te mire merkatoje, por ne jemi ne rregull ne sulm”.

“Kemi lojtare te nje vlere te larte dhe tekniku duhet qe te menaxhoje ne menyren me te mire te mundshme kete sulm. Edhe pse me Dybala mua me lidh nje mardhenie teper e ngrohte”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.