Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Handanovic per nje gjest te mrekullueshem ne ndihme te klubit: “Ai ka pranuar kerkesen e Interit per…”

Inter, Handanovic per nje gjest te mrekullueshem ne ndihme te klubit: “Ai ka pranuar kerkesen e Interit per…”
Inter Club Staff

Me sa duket, ne 2022 do te jete momenti per te vene pikat mbi ‘i’ edhe per te ardhmen e kapitenit te Interit, Samir Handanovic.

Por duket se levizja e pare ka ardhur pikerisht nga Samir, i cili ka bere nje gjest te mrekullueshem ne drejtim te Interit dhe ndihme te klubit.

“Duke qene se Interi tashme ka zgjedhur si portier te pare sezonin e ardhshem portierin e Ajax, Andre Onana, Samir nuk eshte se ka shume zgjedhje ne duar.”

“Ai eshte ne skadence kontrate dhe ose duhet te largohet, ose duhet te qendroje por duke bere zevendesin e kamerunasit.”

“Por Handa e ka kuptuar qe eshte ne fundin e karrieres dhe nuk ka asnje hatermbetje ndaj klubit ku aktualisht eshte edhe kapiten.”

“Ai madje eshte hapur totalisht edhe per oferten e Interit per te qendruar te zikalterit ashtu si ndenji Buffon te Juventusi, si portier i dyte.”

“Por jo vetme kaq. Ai duket se ka bere nje gjest teper te bukur: lojtari i ka thene drejtuesve se do te qendronte edhe me nje rroge te pergjysmuar.”

“Pra, nese do te ndodhe rinovimi, ai do te kaloje nga 3,2 milione euro ne sezon, ne 1,8 milione euro ne sezon per seezonin e ardhshem. Ai keshtu eshte i gatshem edhe te pergjysmoje pagen, por edhe te beje zevendesin e Onana. Jo pak per nje lojtar te kalibrit te tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.