Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Juventus, 04/01/1998 – Top i Arte dhe asist: Ronaldo gjunjezon Juventusin.

Inter-Juventus, 04/01/1998 – Top i Arte dhe asist: Ronaldo gjunjezon Juventusin.
Ardis
  • On 15/12/2013, 13:54

Episodi i peste ne rubriken RewInter qe, sic eshte vene re, analizon dhe komenton hapat thelbesore dhe ndeshjet me sinjifikative te epokes Moratti si President i Interit. Artikulli i sotem i dedikohet derby-it te pare te Italise se fituar nga presidenti aktual honorifik, ose ndryshe ajo ndeshje ne Meazza me 4 janar 1998, me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar nga francezi Youri Djorkaeff, nga nje asist i Ronaldos, autor i nje aksioni spektakolar nga e djathta dhe qe, perpara se te fillonte ndeshje, festoi me popullin zikalter fitoren e Topit te Arte.

Persa i perket atij viti, nuk eshte e nevojshme te thuhet se si perfundoi, te pakten ne kampionat: mbasi ishin ne krye per 16 jave, skuadra e Luigi Simoni u kalua nga Juventusi qe e ndiqte, me nje pike te marre ne dy ndeshje kunder Barit, ne Milano, dhe Empoli ne transferte. Kampionati vendoset ne perballjen direkte ne Torino. Ndeshje qe perkoi me talljen nga ana e arbitrit, mbase, me e madhja ne historine e Interit, apo mungesa e akordimit te penalltise per faullin e Mark Iulianos mbi Ronaldon nga ana e arbitrit Ceccarini: Juventusi fiton 1-0. Ne Coppa Italia, nderkohe, skuadra eleminohet ne cerekfinale nga Milani. Sezoni, gjithsesi, i dhuron Morattit gezimin e pare si president zikalter: fitoren e Kupes UEFA (Europa League sot) ne finalen ne Paris kunder Lazios, me rezultatin 3-0.

EPISODI I PESTE
Serie A 1997-1998, java e 14: Milano, stadiumi Giuseppe Meazza:
INTER-JUVENTUS 1-0

Perpara se te fillonte ndeshja, e rikujtojme edhe njehere, braziliani Ronaldo, fitues i Topit te Arte, ngre ne qiell, vleresimin maksimal per nje lojtar, “duke perqafuar” te gjithe popullin zikalter, qe feston sebashku me te.

Persa i perket zgjedhjeve te dy trajnereve, tekniku Luigji Simoni i beson Ronaldos si sulmues i vetem, me Djorkaeff mbrapa tij, ndersa ne mesfushe dyshja Simeone-Cauet intensitet dhe sasi, sebashku me krahet Moriero dhe Javier Zanetti. Mbrojtja e besuar ne eksperiencen e Giuseppe Bergomi. Marcello Lippi, tekniku juventin, nga ana e tij, hedh Davids ne mesfushe dhe nje trident sulmues te nivelit te pare: Zidane mbas dyshes sulmuese Del Piero-Inzaghi.

81.000 tifoze ne stadiumin Giuseppe Meazza formojne nje kornize perfekte, ideale per nje sfide qe vlen shume. Ne minuten 15 te pjese se pare sulmojne forte kundershtaret qe, me hollandezin Edgar Davids qe merr nje asist nga Del Piero, bejne qe Pagliuca te shmange rrezikun duke grushtuar. Serish Juventusi qendron e rrezikshme per pak minuta me vone me trajnerin aktual Antonio Conte, qe provon me nje roveshate.

Ne gjysmen e pjese se pare, nje keqkuptim midis Ferrara dhe Angelo Peruzzi, ben qe Ronaldo te perfitoje dhe te kete mundesine te shenoje, por ishte thjesh nje iluzion i golit. Nje minute me vone, Diego Pablo Simeone kerkon penallti, por arbiter Braschi nuk eshte dakord me te.

Ja dhe minuta e dyte e pjeses se dyte: nje “shperthim” spektakolar i Ronaldos qe, ne te djathte, i kalon nje nga nje si Monteron ashtu edhe Iulianon dhe, me nje pasim perfekt ne brendesi te zones, e nxjerr francezin Youri Djorkaeff qe nga ai pozicion nuk mund te gaboje dhe arrin te shenoje ndaj portierit te ardhshem te Lazios dhe Interit: 1-0

Juventusi nga ana e tyre provon me Davids fillimisht dhe Inzaghin me pas, per te barazuar rezulatin, por Pagliuca u tregua i zoti qe i mohoi golin hollandezit, ndersa trajneri aktual i Primaveres se Milanit ndalohet per nje faull te prekjes se topit me dore.

5 minuta nga fundi, dy raste per kundershtaret: goditje denimi nga Fonseca e devijuar nga Galante qe perfundon tek Inzaghi, por ky i fundit nuk arrin te shenjestroje porten.

Nje fitore e madhe dhe e merituar e Interit, fale edhe dyshes se sulmit me shume shpejtesi dhe fantazi: Djorkaeff dhe Ronaldo gjunjezojne Juventusin, duke i dhuruar fitoren e pare te derby-it te Italise Presidentit Massimo Morattit.

Formacionet Zyrtare

INTER: 1 Pagliuca 24 Sartor (1′ 7 Fresi, 34’st 33 Colonnese) 2 Bergomi 5 Galante 16 West 17 Moriero 4 Zanetti 14 Simeone (43’st 13 Ze Elias) 15 Cauet 6 Djorkaeff 10 Ronaldo
Pankina: 12 Mazzantini 18 Fresi 9 Zamorano 27 Branca
Trajner: Luigi Simoni

JUVENTUS: 1 Peruzzi 15 Birindelli 2 Ferrara 4 Montero 13 Iuliano (12’st 7 Di Livio) 3 Torricelli 8 Conte (23’st 20 Tacchinardi) 26 Davids 21 Zidane 10 Del Piero 9 Inzaghi
Pankina: 12 Rampulla 6 Dimas 22 Pessotto 5 Pecchia
Trajner: Marcello Lippi

Arbiter: Braschi di Prato

Golashenues: Djorkaeff (Ronaldo) minuten e 47.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.