
Inter-Juventus, parashikohen 70.000 spektatore! Gazzetta: “Ne mes qendron historia…”
Ja tek jemi, eshte dita e Inter-Juventus. Nje sfide kurre si te tjerat e as sot nuk eshte keshtu. Pavarsisht se nuk ka motive klasifikimi per Juventusin dhe disa lojtare jane lene ne shtepi nga Massimiliano Allegri ne prag te dy finaleve qe do te luaje Juventusi, kjo ndeshje do te kete gjithmone nje shije te vecante, ashtu sic shpjegon edhe Gazzetta dello Sport: “Nese dikush mendon se sot mbasdite ne Meazza do te kete nje spektakel te vogel, nuk e njeh historine e futbollit Italian. Interi dhe Juventusi, edhe nese do te ndesheshin ne plazh apo edhe te mos kishte fare spektatore dhe asnje trofe ne mes, nuk do te jete kurre ne ndeshje normale apo nje sfide e qete, apo thjesht njembedhjete kunder njembedhjete. Perkundrazi, eshte shume me shume se kaq. Nuk mund te jete nje ndeshje si gjithe te tjerat sepse ne mes qendron historia: E kaluara e limituar ne skaje nga emocionet dhe ndenja te forta, inati zbret ne fushe sebashku me krenarine gjithashtu.”
Ne kete ndeshje pritet te kete rreth 70.000 spektatore.