Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,034 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, ky Icardi te beri te humbasesh ndeshjen me te rendesishme te sezonit. Nuk duhet te…”

“Inter, ky Icardi te beri te humbasesh ndeshjen me te rendesishme te sezonit. Nuk duhet te…”
Inter Club Staff

Interi deshtoi dje te fitonte, por bashke me te, edhe Icardi deshtoi te shenonte.

Dje Maurito kishte mundesine qe qe arrinte edhe kuoten e mrekullueshme te 100 golave ne Serie A me fanellen e Interit.

Do te ishte dicka e mrekullueshme qe ai me nje gol dje te kishte kurorezuar kete arritje por ti jepte Interit dhe 70.000 tifozeve te saj nje gezim teper te madh.

Por fatkeqsisht nuk ndodhi keshtu.

Maurito gaboi dje, dhe gaboi shume ne fakt sepse ai i shperdoroi rastet e tij duke gjetur perballe nje Consigli qe priste gjithcka.

Por per nje sulmues nje nate jo mund te ndodhe gjithmone, sepse dje topi dukej sikur nuk donte te hynte ne porte.

Por aq ka mjaftuar sa te ngrihen menjehere zerat qe e deshirojne Icardin larg Interit.

Te paret kane qene tifozet anti-Icardi, qe ne momentin e pare te veshtirsesise nga kapiteni i Interit, cdo gol i shumezohet me zero dhe jane te paret qe kerkojne shitjen e tij.

Por jo vetem kaq, sepse edhe gazetaret ne Itali jane gjithmone ne pozicion sulmi kur vjen puna tek Icardi sepse sic dihet tashme, emri i tij ben qe artikujt te lexohen, gazetat te shiten, te arrihet shikueshmeri me pak fjale.

I fundit qe ka bere nje koment per Icardin ne profilin e tij Twitter, ka qene gazetari i njohur Fabio Ravezzani, drejtori i Telelombardia, i cili ka vene gishtin mbi Icardin pas humbjes se djeshme dhe ka shkruar:

“Kur arrin te krijosh tre super raste perfekte per sulmuesin tend te qendres dhe ai i humbet e ti ne fund humbet 2-1 (shenon me nje mesfushor) ai qe te ka bere qe te humbasesh kete ndeshje ka qene sulmuesi. Ai te ka bere te fitosh shume te tjera, e vertete. Por nuk duhet te gabonte aspak.”

Ky eshte edhe postimi ne Twitter:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags