Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Modric, nga Spanja: “Lojtari deshiron te largohet! Real Madrid konsideron qe…”

Inter-Modric, nga Spanja: “Lojtari deshiron te largohet! Real Madrid konsideron qe…”
Bujar Berishaj

Emri i Luka Modric po i ben keto dite vere akoma me te nxehta ne merkato.

Interi po provon qe te realizoj enderren per te sjellur kroatin ne Milano dhe shpreson qe vullneti i lojtarit te jete vendimtar ne kete operacion.

Takimi mes Modric dhe Florentino Perez, ne program fillimisht mes dites se sotme dhe se neserme, eshte shtyre per te merkuren me klubin zikalter qe nderkohe pret dhe shpreson.

Pas pergenjeshtrimeve ne ditet e kaluara, sot transmetuesi “La Sexta” ndryshon version dhe thote se synimi i Luka Modric eshte qe te largohet nga Real Madrid me Interin qe e pret ne Itali.

Modric po mendon seriozisht qe te largohet nga Real Madrid dhe Interi ka pregatitur nje oferte te bujshme per te joshur kroatin, ne te vertete nje kontrate prej 4 vitesh me me shume se 10 milione ne sezon thuhet nga Spanja.

Por duket qe Real Madrid nuk e konsideron si te rendesishme kete oferte, duke qene te bindur qe Interi ne kete menyre nuk do te respektonte paletat e Fair Play Financiar. Gjithashtu, gjithmone nga Madridi, raportohet se nuk ka asnje pakt per te lehtesuar nje largim eventual te Modric nga Bernabeu.

Operacioni eshte i udhehequr nga agjenti i Luka Modric dhe nga Predrag Mijatovic qe per gjate gjithe Boterorit ka shtyre Modric qe te largohet nga Madrid raporton La Sexta per t’u transferuar ne Milano.

Por klubi madrilen, sic thuhet, e konsideron oferten e Interit si dicka jo serioze e perufndon transmetuesi spanjoll.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.