Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,216 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndeshja e Curva Nord. “Nuk do te na keni kurre ashtu sic deshironi ju…”

Inter, ndeshja e Curva Nord. “Nuk do te na keni kurre ashtu sic deshironi ju…”
Inter Club Staff

Gjate ndeshjes me Veronen del ne skene protesta e ultrasve te Interit kunder rregullave te diskriminimit territorial. Pjesa e Curva Nord ishte e ndare ne dy pjese dhe shtrohej pyetja: “Cilen pjese mendoni te mbyllni?”

Inter-Verona luhej ne fushe, por nje ndeshje tjeter luhej ne shkallet e stadiumit, me sakte ne shkallet e Curva Nord kunder rregullave te diskriminimit territorial. Nordi e nis ndeshjen e ulur dhe ne qetesi, dhe shpalos nje banderole: “Projekti eshte i qarte: Ju na deshironi keshtu, sic nuk do te jemi kurre, te ulur dhe ne qetesi”. Pas disa minutash, del nje banderole tjeter: “Tani do ju tregojme se sa qesharak jeni me kete historine e diskriminimit territorial”. Ne kete momend Curva Nord ndahet ne dy pjese, dhe hapen dy banderola, nga njera ane “Kjo gje mundet te behet” dhe nga njera ane banderola “Kjo gje nuk mund te behet”. Pjesa e djathte fillon kendon kore me auto-sharje “Milano ne flake”, ne nuk jemi Milanez” si dhe ofendime ndaj Veronezeve. Kurse pjesa e majte fillon kendon “Ne nuk jemi Napoletane”, si dhe ofendime ndaj Napolitaneve dhe Veronezeve.

Uno degli striscioni esposti in curva. Ansa

Moment nga ndeshja kur Curva Nord u nda ne dysh.

Me nje fjale, qellimi ishte te tregonte kontradiktat e kesaj norme te cuditeshme: Ky spektakel zgjat rreth gjysem ore, ku ultrasit nuk e kishin shume mendjen tek ndeshja. Pastaj del ne pah nje banderole tjeter: “Cilen pjese te Curva Nord do mbyllni tani?” dhe kori “Jeni shume qesharak”. Mesazhi i fundit, i cili vjen pas golit Veronez, nderkohe qe Cambiasso shenon golin e 3-1 eshte: “Futbolli eshte pasion dhe tifozet jane shpirti i futbollit. Federate Italiane, boll me pretekstet: Nese doni te boshatisni stadiumet, mund ta beni pa problem, por pa qendrime kontradiktore.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.