Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,016 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ndodh e papritura? “Gati goditja prej 15 milione eurosh te skuadra e PSG: lojtari ka thene ‘po’.”

Inter, ndodh e papritura? “Gati goditja prej 15 milione eurosh te skuadra e PSG: lojtari ka thene ‘po’.”
Inter Club Staff

Inter eshte rikthyer me sa duket ne piste per Leeandro Paredes. Argjentinasi eshte nje profil qe pelqehet prej kohesh ne Appiano Gentile.

Por me sa duket, kesaj radhe mund te jete hera e duhur per te mbyllur gjithcka. Ne nivel teknik, zikalterit e shohin ate si zevendesin e Brozos perfekt ne qarkullim.

Por mesfushori i PSG mund te mbuloje disa pozicione ne mesfushe dhe pervec regjistit, ai mund te luaje edhe si nje mezzala.

Pra, me pak fjale, eshte nje lojtar perfekt per ta marre ne skuader dhe per te rritur ne pergjithesi nivelin e mesfushes.

“Ish-lojtari i Empolit dhe Romes ne pak jave do te mbushe 28 vjec dhe ka nje kontrate me PSG deri ne 2023.”

“Nderkohe, ka edhe nje detaj te rendesishem: Leandro merr rreth 6,5 milione euro ne sezon. Nderkohe, tek Interi do te merrte me pak.”

“Gjithesesi, zikalterit me te mund te shfrytezojne dekretin e rritjes ne Itali duke paguar me pak taksa per te e duke i dhene nje rroge pak me te larte.”

“E nga ana tjeter, mund ti ofrojne nje kontrate prej 4 vitesh, gje qe do e bente qe klubi ta blindonte ate edhe per te ardhmen.”

“Ne kete moment qe po flasim, lojtari eshte dakord totalisht me destinacionin Inter dhe do te vinte direkt ne Milano per te veshur fanellen zikalter.”

“Ai madje ka qene disa here ne te kaluaren shume afer Interit por asnjehere nuk eshte bere asgje per kete transferim.”

“Nderkohe, emri i tij eshte me shume se nje ide ne kete moment dhe Inzaghi e vlereson shume lojtarin nga ana futbollistike.”

“Por dicka tjeter qe i jep force hipotezes Paredes, eshte raporti shume i mire qe drejtori i pergjithshem i PSG, Leonardo ka me Beppe Marotten.”

“Ata te dy kane qene protagonist te operacionit te madh te merkatos vitin e kaluar kur ne Paris kaloi Achraf Hakimi.”

“Dy drejtuesit kane punuar shume fort per te arritur te ajo marreveshje vitin e kaluar dhe tani mund te bejne qe ky transferim te behet realitet.”

“Gjate veres ata mund te ulen dhe mund te diskutojne te ardhmen e Paredes i cili e ka mbyllur sezonin qe prej disa javesh.”

“Ai eshte operuar dhe rikthimi ne fushe parashikohet pas disa muajsh. Kosto? Rreth 15 milione euro ne total si operacion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.