Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

983 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri ne konference: “Hernanes eshte per tu vleresuar. Prania e Erick Thohir e rendesishme. Vidic? Eshte heret. Zanetti-Ranocchia…”

Mazzarri ne konference: “Hernanes eshte per tu vleresuar. Prania e Erick Thohir e rendesishme. Vidic? Eshte heret. Zanetti-Ranocchia…”
Ardis
  • On 22/02/2014, 15:14

Dite e prag ndeshjes ne shtepine Inter me Walter Mazzarri qe takon gazetaret per te folur mbi temat e aktualitetit zikalter, duke konsideruar, sigurisht, edhe ndeshjen e neserme kunder Cagliarit, e rendesishme per ti dhene vazhdimesi dy fitoreve te fundit.

Kushtet fizike te Hernanes.
“Mbas cdo ndeshje ke pak dhimbje dhe nuk mund te stervitesh rregullisht. Duhet te kuptoj si eshte dhe duhet te shikoj se mbas cdo ndeshjeje duhet te rekuperohet. Duhet te mendoj per nje impenjim ose me pak”.

Ndjeni nje entuziasem brenda ambjentit?
“Jam mjaftueshem koherent ne fushe. Jam i gezuar per rezultatet pozitive te fundit, mbi te gjitha ne Firenze, ne nje fushe te veshtire me nje loje te bukur. Do te doja qe te permisoheshim me shume, gjithmone me te njejten etje dhe mentalitet fituesi”.

Sa e rendesishme eshte prania e Thohir?
“Shume, eshte e rendesishme per ne kur eshte ketu. Te gjithe komponentet jane te bashkuar, edhe per tifozet eshte nje gje pozitive. Entuziasmi fillon gjithmone nga rezultatet, qe nga ketu fillon gjithcka”.

Si eshte skuadra?
“Ne javet e fundit skuadra e ka kuptuar se cfare kerkon. Po citoj Ferguson qe thoshte qe e rendesishme eshte e djela. I kam thene djemve qe do doja me shume respekt ne Firenze. Dua nje loje te madhe te luajtur per te gjithe ndeshjen”.

Tre vendet e pare jane te vendosura?
“Ka edhe 42 pike, shume akoma ne dispozicion. Sic kam thene, ndeshja me e rendesishme eshte ndeshja e ardhshme. Ne Firence kane fituar pak, ne kemi treguar qe jemi te forte por edhe me te tjerat. Kjo eshte nje menyre per te thene se duhet te shikojme sa me perpara te jete e mundur. Ne duhet te kemi kete mentalitet fituesi. Edhe ata qe vijne duhet ta mendojne keshtu. Vendi i trete? Me duket se i kam thene te gjitha. Varet edhe nga te tjeret, ne mendojme per veten tone”.

Fitorja e trete e njepasnjeshme dhe rendesia e Samuel.
“Walter ka dhene shume, ai misheron tipin e lojtarit qe kerkoj te shikoj gjithandej. Ai eshte mbi te gjithe, dhe per te triumfuar ai jep gjithmone dicka me shume dhe do te doja qe te gjithe te merrnin shembull nga ai. Rikthimi i tij ka bere vetem mire dhe shpresoj qe te vazhdoje keshtu. Per fitoren them se mezi po pres ndeshjen e neserme dhe shpresoj te fitoj. Eshte mjaft e qarte ate qe dua te them se kemi shume deshire per te fituar”.

Ardhja e Vidic, cfare mesazhi jep?
“Une duhet te flas per ata qe kam. Vidic nuk eshte akoma e qarte, nga qershori e me tutje do e flasim. Tashme cdo teme e tille me duke shperqendruese. Te perfundojme sa me mire kete qe kemi nisur dhe me pas te shikojme”.

Firenze kthesa e vitit?
“Do te doja qe te ishte, mezi pres te zbres serish ne fushe. Une kerkoj ligesine frikesuese nepermjet nese eshte e mundur performances bindese. Nese futemi ne fushe me kete bindje fati eshte ne doren tone”i.

Autonomia e Icardit?
“Nuk e di, por nje gje eshte e sigurte, dikush qe stervitet ne menyre te rregullt mund te jete vetem mire (fizikisht). Jam munduar qe te kuptoje se si duhet te rrise efikasitetin, kushtet fizike. Te shikojme, nderkohe qe stervitet dhe luan. Gjynah per muajt e kaluar. Superkompensim? Nese dikush arrin ne nivelin maksimal te rendimentit, mbas nje periudhe te pushimeve trupi duhet te jete ne gjendje te suportoje nje peshe me te madhe, mbasi ke arritur ne maksimum diten tjeter”.

Kete jave si e keni pare Militon?
“Eshte shume mire, vrapon me shume se ne fillim. Duhet vetem te gjeje shperthimin dhe mundet vetem te permisohet”.

Alvarez mund te zevendesoje Hernanes? Dualizmi Icardi-Milito?
“Ka shume konkurrence, gjithmone i kam dyfishuar rolet dhe besoj se ne nje skuader ne pergjithesi eshte e rendesishme te kesh konkurrence midis tyre dhe keshtu gjithcka eshte pozitive. Alvarez ka karakteristika te ndryshme nga Hernanes, por eshte shume eklektik. Lojtaret duhet te jene sa me mire, dhe dua qe te shikoj kete gje tek ai”.

Impenjimet e te tjereve ne Europe mund ta ndihmojne Interin? Situata e shoqerise se Cagliarit, cfare mendon per kete?
“Lopez eshte vleresuar nga lojtaret, e ka bashkuar akoma me shume grupin keshtu qe ne nivel psikologjik kjo gje eshte ne avantazhin e tyre. Persa i perket Europa League, mendoj se varet nga ekipi qe kane shoqeri te ndryshme. Me nje ekip super kompetitiv humbet shume pak pike”.

Keni pasur probleme me pergatitjen?
“Koha nuk na ka ndihmuar, fushat ishin te prishura dhe mendoj per Palacion qe ka vuajtur shume. Ne jemi nje skuader me mekanizma te mirepercaktuara dhe dimri na ka demtuar. Jemi stervitur shpeshhere ne lojen me top, por tashme shpresoj qe te kem rigjetur madheshti”.

Thohir ka folur per Guarin. Jeni i te njejtit mendim se eshte rekuperuar?
“Jam i pari qe e them, nese e hedh ne fushe te luaj mendoj se eshte rekuperuar”.

Alvarez dhe Cambiasso mund te luajne qe nga minuta e pare?
“Ricardo ka luajtur perhere, ishte shume mire, mund ta kisha aktivizuar ne Firenze. E kemi trajtuar me qetesi per te mos rrezikuar asgje, me pas qe nga e marta ka kryer stervitje me skuadren. Neser, ne rast impenjimi, mund edhe te lodhet ose te komplikohet gjendja fizike e tij, por eshte mire. Cambiasso qe te luante ne Firenze ishte pak e rrezikshme. Tashme eshte ne dispozicion”.

Mbas Udine-s cfare ka ndodhur me Zanettin? Icardi mbas golit mund te ishte zevendesuar?
“Vlen me shume skuadra, nese nuk vrapohet skuadra vuan. Te tjeret nuk qendrojne per te pare dhe duhet te qendrosh mbrapa linjes se topit. Me Zanettin kam nje raport te mrekullueshem, ai eshte i rendesishem ne dhomen e nderrimit, ne te gjitha. Por une bej zgjedhjet e mia. Ne Udine kishte nevoje te luante dhe per mua ai ishte kuptimi i ndeshjes”.

D`Ambrosio mund te luaje qe nga minuta e pare?
“Lojtaret e mi i dine zgjedhjet. Se mbas Firenzes shikoj se te gjithe kane bere shume mire, nga kjo gje e nis per ndeshjen e ardhshme. Keshtu qe eshte e veshtire te ndryshosh, zgjidh probleme ose gjera te ketij lloji. Danilo eshte permisuar, do te jete i nevojshem ne perspektiven e ardhshme”.

FcIN pyet: Kur do ti jepet rasti Ranocchias? Mund te humbase Boterorin?
“Une mendoj vetem per te miren e Interit. Jo per Boterorin, per lojtart e mi gjithmone keshtu kam vepruar. Po stervitet mire, duhet te shkoje ne maksimum, kur ti vije rradha per te luajtur duhet te tregoje sesa vlen. Derisa Samuel po ben mire veshtire se do te ndryshoje. Ai duhet te beje te njejten gje si Walter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.