Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

1,154 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pas Nainggolan, Interi dhe Roma jane gati per nje transferim tjeter ne Milano: 30 milione euro per kartonin e Edin Dzeko

Pas Nainggolan, Interi dhe Roma jane gati per nje transferim tjeter ne Milano: 30 milione euro per kartonin e Edin Dzeko
Inter Club Staff

Aventura e Icardit tek Interi ne fund te sezonit mund te perfundoje dhe klubi zikalter ne kete moment po mendon se kush mund te jete zevendesuesi i ish-kapitenit zikalter ne sulm. 

Endrra eshte Dybala, por per te arritur tek ai eshte shume e veshtire dhe nuk mund te jete objektivi i vetem.

Duket se ka nje emer tjeter ne listen e Marottes dhe ai eshte nje shok i Nainggolan dhe qe ne kete moment luan me Romen (edhe si titullar madje).

Sipas te perditshmes italiane La Gazzetta dello Sport behet fjale per Edin Dzeko, bosnjakun e sulmit i cili shihet si nje profil ideal per te luajtur me Lautaro Martinez ne sulmin zikalter.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane me pas: “Ai konsiderohet nje futbollist gati, ekspert, me te gjithe karakteristikat e nevojshme per te drejtuar sulmin e interit edhe pse eshte 33 vjec e sapo i ka mbushur.”

“Kete ditelindje ai e ka festuar ne Sarajeve me shume postime ne rrejte sociale dhe gjithcka ka ndodhur vetem pak ore perpara ndeshjes ndaj Spal te cilen Edin Dzeko e humbi.”

“Por nese flasim per lehtesi transferimi, le te themi qe Interi per te arritur tek Dzeko e ka rrugen me te lehte se sa per te arritur tek Dybala.”

“Zikalterit duket se jane informuar mbi lojtarin dhe problemi me kryesor eshte cmimi: Roma nuk deshiron te ule kerkesen e saj prej 30 milione eurosh per kartonin e tij qe 13 muaj me pare kishte ofruar Chelsea.”

“Gjithesesi ceshtja e cmimit eshte nej ceshtje qe do te diskutohet me vone, por dymbedhjete muaj pasi Interi dhe Roma gjeten marreveshjen per transferimin e Nainggolan mund te ulen perseri per transferimin e Edin Dzeko ne Milano.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.