Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

738 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter ne sulm per Bruno Peres, deshire e Spallettit. Kjo do te thote se Cancelo…

Inter ne sulm per Bruno Peres, deshire e Spallettit. Kjo do te thote se Cancelo…
Inter Club Staff

Duket se ish-tranjeri i Romes, aktualisht tek Interi po mendon per mbrojtesin e krahut te Romes per sezonin e ardhshem.

Nder priorietet e Interit per merkaton e ardhshme, eshte edhe rikonfirmimi i Cancelos.

Portugezi ne fazen e dyte  te sezonit ka qene me te vertete nje sensacion dhe ka treguar se ka elemente shume te medha ne repertorin e tij dhe eshte bere nje nga lojtaret me te rendesishem te Interit te Spallettit.

Klubi zikalter per momentin po negocion me Valencian per te ulur shifren e blerjes (35 milione euro) por keto nuk do te jene negociata te thjeshta.

Pikerisht per kete motiv, zikalterit po konsiderojne dhe hipotezen per tu hedhur ne sulm per objektiva  te tjere ne krahun e djathte te mbrojtjes per te mos mbetur pa plan B nese nuk arrijne dot tek Cancelo.

Nje nder keto eshte Pavel Kaderabek i Hoffenhaim, por mbi te eshte edhe interesi i Romes.

Ai vleresohet me 10 milione euro, por interesimi i verdhekuqve mund te komplikoje marreveshjen por mund te hape nje rruge te re per nje lojtar tjeter, pikerisht  te  Romes.

Aty luan nje njohje e vjeter e Spallettit, behet fjale per Bruno Peres i cili u transferua nga Torino tek Roma pikerisht pas kerkeses se Lucianos.

“Luciano  Spalletti deshiron ta marre ne Milano, duke pare veshtiresite e klubit ne blerjen e Cancelos nga Valencia.  Peres do te kete ne qershor nje vlere diku tek 9 milione euro, qe do te thote se Interi mund t’ja lejoje vetes fare mire ate shifer, ose mbase edhe me pak, diku tek 6 milione, ne rast se ai do te merret me huazim me detyrim blerje ne sezonin e ardhshem.”

“Per momentin ka pasur vetem nje interesim nga ziklaterit, te cilet po presin zhvillimet nga pista Cancelo, por do te diskutohet edhe ne nje moment te dyte.”

“Thelbesor ne kete moment eshte Champions, per dy jave do te merret vesh gjithcka.”

Gjithesesi, ne rastin e pare qe Interi do te ndermarre nje sulm te mirefillte per Bruno Peres, aty do te kuptohet se per Joao Cancelo nuk do te kete me asnje shprese per qendrimin e tij ne Milano…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.