Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ne sulm po tentohet nje lojtar tjeter me parameter 0: nuk eshte Cavani, ja detajet!

Inter, ne sulm po tentohet nje lojtar tjeter me parameter 0: nuk eshte Cavani, ja detajet!
Inter Club Staff

Eshte ende nje pikepyetje e madhe sulmi i Interit per sezonin e ri.

Klubi zikalter eshte ne kerkim te profileve fitues per ti hedhur ne fushe bashke me Romelu Lukaku dhe Lautarro Martinez, pse jo.

Me te vertete qe ai kerkohet nga Barcelona por ne kete moment nuk ka asgje te sigurt dhe ai mund te qendroje.

Por sipas lajmeve te fundit, ka nje emer totalisht te ri per sulmin me parameter 0 dhe nuk eshte Edinson Cavani, nje sulmues qe eshte folur kaq shume ditet e kaluara.

“Lajmi qe ka dale ne pah dje eshte se ka pasur nje kontakt me sulmuesin e Chelsea, Pedro Rodriguez, i cili me pare ka qene nje lojtar kyc i Barcelones.”

Kete e shkruan Il Giorno e cila shton: “Ai mbush 33 vjec ne korrik dhe ka nje eksperience te gjate nderkombetare ku tek Barcelona ka fituar 20 trofe dhe tek Chelsea tre te tjere.”

“Pas pese vitesh ne Premier League, ai deshiron te nderroje ajer dhe eshte i disponueshem me parameter 0.”

“Dy trofete e fituar ne Londer nderkohe i ka fituar me Conten qe e njeh shume mire dhe e vlereson per eksperiencen e tij por edhe per punen qe ben ne fushe.”

“Gjashte milione euro eshte rroga e tij baze, jo pak duke llogaritur se do te behej i treti me i paguar ne skuader njesoj me Godin dhe vetem pas Lukaku dhe ERiksen”, e mbyll shkrimin e saj e perditshmja italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.