
Inter, te henen nis sezoni i ri! Grumbullimi ne Appiano dhe me 14 korrik…
Sezoni i Interi eshte gati per te filluar.
Mungojne vetem edhe 4 dite dhe pastaj skuadra do te jete ne Appiano Gentile per te filluar pregaditjet per kampionatin e ri.
Te henen ne mengjes skuadra do te jete se bashku ne qendren stervitore te Interit dhe nuk do te kete transferta te largeta, vetem ndeshje miqesore nderkombetare duke bere qe perqendrimi te jete te puna per te nisur me mire sezonin e ri.
Ndeshja e pare e Interit ne sezonin e ri do te jete ajo me Luganon, miqesore e cila do te luhet me 14 korrik.
Pastaj, sic raporton Gazzetta dello Sport, ne program jane menjehere tre sfida qe kane nje shije prej Champions League.
Te shtunen me 28 korrik do te luhet kunder Chelseat ne Nice, me 4 gusht do te luhet ne Lecce kunder francezeve te Lyon dhe me 11 korrik ne Madrid do te luhet kunder Atleticos se Diego Simeone.
Ne javen e ardhshme do te jene te pranishem gjithashtu edhe blerjet e reja, me nje deshire te madhe per Interin dhe per te nisur nje sezon ne menyren me te mire te mundshme. Akoma edhe 4 dite dhe ne Appiano puna do te filloj.