Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,035 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Sassuolo, surprizon Mazzarri: Eshte Guarin? Ja 3 motivet e teknikut te Interit!

Inter-Sassuolo, surprizon Mazzarri: Eshte Guarin? Ja 3 motivet e teknikut te Interit!
Inter Club Staff

Sot tekniku zikalter Walter Mazzarri do te gjeje grupin pothuajse te plote dhe do mund te punoje per sfiden e radhes kunder Sassuolos. Ndeshje, qe sipas Gazzetta dello Sport, mund te rezevoje ndonje surprize ne formacionin titullar.

Duke konsideruar ne fakt kushtet jo perfekte fizike te Osvaldos dhe pergatitjen fizike te vonuar te Palacios, tekniku zikalter ndoshta mund te kete vendosur per te aktivizuar Guarin pas sulmuesit te vetem Icardi.

Pikerisht Guaro, nje zgjedhje qe ne pamje te pare ndoshta mund te duket cmenduri por eshte e kunderta. Ne radhe te pare nje pune si kjo per te do i jepte adrenaline dhe do i rikthente deshiren, per ti lene te kuptohet djaloshit se mund te ri-niset gjithcka pas asaj qe ndodhi ne merkato dhe ne fund, zgjedhja mund te kete nje vlere teknike sepse prezenca e Kolumbianit perpara, mund te lejoje futjen e Hernanes dhe Kovacic ne mesfushe si te brendeshem, sepse ekuilibrat kane te bejne shume per teknikun.

Por ka edhe nje motivim tjeter: Tashme Guarin eshte nje lojtar i Interit dhe duhet te rikthehet te ndihmoje ne kauzen zikalter. Nese do te hidhej Guarin ne fushe, Walter Mazzarri nuk do te luante me dy sulmues te paster por me nje te vertete, pra Icardin, dhe nje te fshehur, Guarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.