
Inter, po punohet per shitjen e Puscas. Rumuni ne shenjestren e Leganes qe…
Interi eshte duke punuar ne frontin e shitjeve dhe ne vecanti per George Puscas.
Sulmuesi i ri rumun eshte kthyer ne baze pasi qe ka kaluar gjashte muajt e fundit si huazim te Novara ne Serie B.
Tani, sic raporton Gianluca Di Marzio permes sajtit te tij, sulmuesi ka perfunduar ne shenjestren e klubit spanjoll Leganes qe eshte shume i interesuar per lojtarin.
Nje shitje eventuale e Puscas do te ishte nje plusvalence e rendesishme ne saje te Fair Play Financiar. Per ish-lojtarin e Inter Primavera interesim kishte shprehur edhe Chievo por asgje konkrete ne kete drejtim.
Sic tashme dihet, Interi do te synoj te bej plusvalenca me lojtaret e rinje te Primaveras ose ata qe kane qene te huazuar diku tjeter. Klubi eshte optimist se do te mund te arrij kete qellim, mbase duke futur ne marreveshje edhe te drejten e ri-blerjes.
Cmimi qe Interi kerkon per George Puscas pritet te jete diku te kater milione euro.