
Di Marzio: “Optimizem per rinovimin e Skriniar. Nainggolan, konfirmohet deshira per…”
Interi po tregohet aktiv keto dite ne merkato, si ne hyrje ashtu edhe ne dalje.
Ne keto minuta eshte Gianluca Di Marzio ai qe jep te rejat e fundit per merkaton e Interit duke nisur nga rinovimi i Skriniar e deri tek interesimi per Nainggolan.
Ashtu sic eshte deklaruar edhe nga agjenti i sllovakut, klubi zikalter i ka paraqitur oferten e tyre te rinovimit mbrojtesit. Kjo oferte rinovimi do te vleresohet ne ditet e ardhshme kur edhe mund te arrij nenshkrimi. Pra, ka optimizem per ta vazhduar akoma se bashku.
Ne anen tjeter sa i perket kapitullit Nainggolan arrijne konfirmime sa i perket interesimit te madh te Interit.
Belgu duket se eshte objektivi i madh per merkaton dhe pelqehet shume nga trajneri zikalter Luciano Spalletti. Per momentin nuk ka ndonje tratative por Roma tashme i ka caktuar cmimin duke kerkuar 35-40 milione euro.
Interi deshiron te shpenzoj dicka me pak sesa kjo shifer por deshira per te arritur tek belgu eshte e konfirmuar dhe mbetet te shihet nese situata do te zhvillohet ne ditet e ardhshme.