Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

311 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, per George Puscas sirena nga jashte Italise: ja skuadrat e interesuara

Merkato, per George Puscas sirena nga jashte Italise: ja skuadrat e interesuara
Bujar Berishaj

George Puscas eshte akoma nje lojtar i Interit.

Per sulmuesin e ri rumun parashihej nje shitje para 30 qershorit per te regjistruar nje plusvalence ne bilanc qe do te ndihmonte me parametrat e FPF.

Por ne fund asgje nuk eshte konkretizuar dhe Puscas ka qendruar te Interi, megjithate duket se jo per shume kohe.

Sic raporton sot Gazzetta dello Sport, Standard Liegi dhe Watford kane trokitur ne dyert e sulmuesit qe gjate sezonit te kaluar ishte ne huazim te Benevento e Novara.

Dhe pikerisht ne keto dite, lojtari rumun eshte duke vendosur se cfare te bej me te ardhmen e tij qe tani mund te jete edhe jashte Italise.

Per sulmuesin rumun me heret ka pasur edhe interesime te ndryshme nga Italia por edhe nga La Liga spanjolle, me klubet qe e donin ate ne skuadren e tyre.

George Puscas luajti disa kohe per Primaveran zikalter ku ishte nje lojtar shume i dalluar por e ardhmja e tij tani duket te jete larg nga Milano.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.