
Inter-Sassuolo, formacioni i mundshem: Direkt brenda lojtaret e rinj. Samuel ne mbrojtje?
Te reja te mundeshme ne formacionin e Interit ne prag te ndeshjes te se dieles kunder Sassuolos. Zikalterit, ne fakt mund te luajne me 3-5-2, dhe mund te kemi nga minuta e pare D’Ambrosion dhe Hernanes.
Mbrojtesi i krahut i ardhur nga Torino mund te luaje ne te majte, duke derguar keshtu nga krahu tjeter Nagatmon ne vend te Jonathan i cili eshte dukur shume i lodhur kohet e fundit.
Hernanes, ne fakt, do te luaje ne pozicionin e tij te preferuar, i cili eshte ai i qender-mesfushorit te majte. Sebashku me te ne mesin e fushes pritet te jete Taider ose Guarin, i cili pritet te rikthehet keshtu pas shume kohesh. Ne kete rast, vetem pankine per Kovacic.
Ne mbrojtje eshte radha e pushimit per Campagnaron, me Rolandon e levizur ne te djathte dhe Samuel ne qender te mbrojtjes. Perpara ne sulm besim tek dyshja Milito-Palacio, me Princin qe kerkon golin, e hera e fundit qe ka shenuar ka qene ndeshja e pare pikerisht me Sassuolon e perfunduar 0-7 ne fushen e ketyre te fundit.

Formacioni i mundshem nga Sky.