Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Shaqiri nuk eshte gati. Suarez? Lojtar i mire. Sa i perket mbrojtjes dhe FPF…”

Mancini: “Shaqiri nuk eshte gati. Suarez? Lojtar i mire. Sa i perket mbrojtjes dhe FPF…”
Bujar Berishaj

Pas barazimit pozitiv kunder Juventus ne Juventus Stadium eshte radha per Genoan e Gasperinit, nje kundershtar mjaft i papershtatshem deri me tani qe ka grumbulluar 27 pike, vetem 3 pike me pak sesa vendi i trete qe mbahet nga Lazio, pozicion ky qe eshte objektivi i Interit. Nga Appiano Gentile, Roberto Mancini i pergjigjet pyetjeve te gazetareve:

Cfare ndeshje do te jete neser kunder Genoas?
“Duhet te kerkojme te permiresohemi si ekip dhe t’i bejme gjerat e duhura, duke kerkuar te bejme sa me pak gabime qe eshte e mundur. Kur kemi gabuar, kemi pranuar gol.”

Me ardhjet e reja, eshte kjo skuadra qe ju doni?
“Nuk ka ndryshuar shume, ne Torino kane qene te njejtit, pervec Podolskit. Skuadra ka shume lojtare, disa meritojne te luajne me shume, disa me pak. Eshte normale qe dikush mund te mbetet jashte, gjeja e rendesishme eshte fitorja dhe qe lojtaret te japin maksimumin. Ky Inter nuk eshte akoma afer Interit te ideve te mia.”

Cfare ka ndodhur me Osvaldon? A eshte i shkruar tashme fati i tij?
“Nuk dua te flas per kete, ndonjehere flitet per gjera qe nuk dihen.”

Peshojne me shume mungesat apo skualifikimi i Kovacic?
“Mungesat peshojne te gjitha, eshte momenti te tregojme qe mund te luajme.”

Shaqiri mund te luaj?
“Vetem 3-4 minuta (qesh). Nuk mendoj, eshte ndaluar qe nga 19 dhjetori dhe nuk dua qe te lendohet.”

Kush meriton Topin e Arte?
“Besoj qe Neuer, portieret zakonisht nuk shperblehen gati kurre, por edhe Buffon e Zenga nuk e kane fituar. Ai mund ta meritoj.”

Nga ka lindur idea e mesazheve ne leter ne fushe?
“Per te bere gjerat e duhura, vetem per kete. Ne Angli dhe Turqi ndonjehere ishte e veshtire te komunikosh, dhe leximi mund te jete me i lehte per lojtaret qe t’i kuptojne idete.”

Montella ka thene qe nuk kupton FPF-ne e Interit?
“Nese ai do mund te shkoj ne zyra dhe te pyes. Lojtaret qe kemi blere kane ardhur ne huazim, te shohim ne qershor pastaj.”

Cfare iu frikeson nga Genoa?
“Shume e rrezikshme si skuader. Do te jete veshtire, per ti mundur duhet te japim maksimumin.”

Si eshte Vidic?
“Ka nje muaj qe nuk luan, nuk eshte ne 100%, por nuk kemi alternativa. Eshte ekspert dhe e di cfare duhet te bej, dhe kur eshte ne veshtiresi.”

Thohir deshiron ta coj larte ekipin dhe kete e deshmojn ardhjet e reja? Degjohen zerat e armiqve?
“Duhet ta permiresojme skuadren, por duhet kohe dhe duhet te durojme edhe ne ditet e veshtira. Jam i bindur qe Interi do te kthehet te luftoj per kampionatin.”

Mario Suarez i intereson Interit, cfare mund te thoni?
“Jo vetem neve, edhe skuadrave tjera. Mendova qe Luis (qesh). Mbetet nje mesfushor i madh.”

Ne merkato do te avancohen operacionet tjera?
“Per momentin kemi bere dy blerje, shume do te varet nga mundesite.”

Si e keni bindur Podolskin e Shaqirin te vijne tek Inter?
“Kam folur me ata duke iu thene qe jemi nje klub i madh, ka pak klube si Inter. Kemi nje apel te madh, ndoshta disa kishin pare si nje shoqeri ne veshtiresi, ardhjet e reja mund te na ndihmojne per tu kthyer larte.”

Roli i ardhshem?
“Nuk e di, fillimisht mendojme te fitojme neser.”

Palacio duhet te operohet?
“Me vjen keq per gjendjen e tij, ka duruar dhimbjet dhe e shoh cdo dite e me mire. Ka luajtur per shume vite dhe jane probleme normale.”

Sa e kushtezon ky problem?
“E kushtezon paksa, eshte e sigurt. E perserise, e shoh cdo dite e me mire.”

Mund te luaj me shume Bonazzoli?
“Kemi dy te rinj te talentuar, Bonazzoli dhe Puscas, shume te mire. Kemi shume zgjedhje.”

Do te behet dicka edhe ne mbrojte? Duke konsideruar qe Nastasic duket prane Schalke 04?
“Juan Jesus do te jete jashte per shume ndeshje, do te shohim nese do te kete mundesi per te nderhyre ne merkato.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.