Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,690 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, te duan dy miliardere kinez: ja planet e tyre. Massimo Moratti…

Inter, te duan dy miliardere kinez: ja planet e tyre. Massimo Moratti…
Bujar Berishaj

Inter duhet te percaktoj te ardhmen e saj, jo vetem te skuadres se Mancinit, por edhe te klubit. Corriere dello Sport flet pikerisht per kete ne nje artikul te Xavier Jacobellit ku shpjegohet qe neser ne zyre te klubit do te kete nje takim te drejtuesve te Interit, me Bolingbroke ne krye, me Thohir qe do te lidhet ne video konference nga Indonezia, gati per te bere nje perbledhje te situates.

Sipas gazetes romane ka dy kinez qe jane te interesuar per aksionet e klubit interist: “Suning, grupi i miliarderit Zhang Jindong pret vetem ok nga qeveria e Pekinit per te mbyllur brenda qershorit. Por tjetri miliarder, Wang Jing, mbeshtetet te Moratti dhe e deshiron president”.

Gazeta flet per shtate copeza te nje puzzle qe do te bejne qe nje konsorcium kinez te investoj te Interi.

Pronari i Suning Commerce Group, Zhang Jindong (eshte edhe pronar i Jiangsu) do te deshironte 14% te aksioneve te Thohir dhe 6% te aksioneve te Morattit. Por ish-presidenti nuk deshiron te shes kuotat e tij. Mirepo i njejti ndermarres kinez mund te behet pjese e klubit me presidentin indonezian dhe do te jete duke pritur vetem driten e gjelber nga qeveria kineze.

Kompania e Zhang eshte kompani nderkombetare me nje qarkullim prej 18 miliard dollare, deshiron te jete pjese e Serie A, por synon sidomos merkaton italiane te pajisjeve eletrike.

Zhang deshiron te niset nga nje pjese e vogel e Interit per t’u bere pastaj aksioneri me i madh brenda 2018. Eshte gati nje plan prej 400 milione europer ngjitjen ne majat zikalter.

Mirepo pervec Zhang edhe nje miliarder tjeter kinez eshte i interesuar per aksionet e Interit. Behet fjale per Wang Jing, edhe ai si Thohir merret me telekomunikacion dhe eshte nje nga figurat kryesore te China Railways Construction, qe tashme ishte afer klubit zikalter disa vite me pare. Ishin dekurajuar perballe ceshtjes per stadiumin e ti, kohe shume te gjata per ndertimin e nje impianti sportiv, sipas tyre.

Wang Jing do te behej aksioner i vogel, por eshte duke shtruar nje kusht: Massimo Moratti perseri president. Troncehtti Provera, administrator i deleguar i Pierllit, nderkohe eshte duke punuar sepse Chem China, pronare e Pirellit, ka nje kuote te konsiderueshme dhe nuk eshte vetem sponsor zikalter.

Pirelli tashme eshte nje kompani kineze, Volvo (tjeter partner zikalter) ka nje pronar kinez, te drejtat televizive i kontrollon Infront (eshte blere nga Wanda, grup kinez) keshtu e ardhmja e Interit duket pikerisht kineze. Tani presidenti Thohir duhet te veproj shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.