Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,146 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Thohir, ka rene heshtja. Moratti reflekton ndersa Indoneziani…

Inter-Thohir, ka rene heshtja. Moratti reflekton ndersa Indoneziani…
Inter Club Staff

Cdo gje ne StandBy. Kur shitja – sipas disa gazetave – e Interit tek indonezianet ishte vetem nje hap larg, president Massimo Moratti ka frenuar: “Nuk besoj se do te jene dite decizive, 90% e gjerave qe ju lexoni jane false.”

Nderkohe me pas poshte zyrave te Saras, te henen e kaluar tha tekstualisht pas u rikthye nga Brukseli: “Kam lexuar shifra te cmendura, e te cilat nuk perkojne aspak me realitetin. Nuk eshte nje ceshtje shitja e skuadres, por thjeshte nje ceshtje per te rikonstruktuar klubin nga plani ekonomik. Thohir dhe indonezianet nuk jane te vetmit e interesuar, ka edhe interesim nga palet e tjera qe kane tentuar te hyne ne shoqeri edhe me pare. Te shohim se cfare do te ndodhe, e nese do te vendosim te shesim disa kuota.”

PAUZE – Padroni zikalter, sipas fjaleve te tij nuk duket se ka per qellim shitjen e klubit. Te pakten jo te gjitha aksionet: Po kerkon nje ortak (qe te kete minorance aksionesh) dhe qe mund te ndihmoje Interin te rikthehet kompetitive, pra keshtu nje ortak qe te kete 20-30% te aksioneve, te pakten si fillim. Ai ka folur edhe per rikthim te paleve qe jane interesuar edhe me pare per Interin: Eshte menduar se mos e ka pasur fjalen per China Railway Construction Corporation (qe kishin firmosur por me pas u zhduk gjithcka ose me sakte keshtu u duk) ose edhe per drejtuesit e Mabetex. Ne rastin e kinezeve ishte folur per nje shifer shume te larte per blerjen e rreth 15-30% te aksioneve. Ndersa Indonezianet mesa eshte shkruar neper mediat e shkruara kane ofruar 300 milion euro per nje shifer qe rrotullohet tek 300 milion eurot.

HESHTJE – Mund te kene qene thjesht deklarata strategjike sepse Thohir duket akoma ne pole position. Dhe qellimi i tij eshte qe te mare paketen maxhoritare te aksioneve qe do ta bente numrin nje ne drejtim te Interit (klubi zikalter ka nje bilanc me humbje dhe veshtire se nje investues do pranonte te investonte pa nje garanci). Mbi kete ceshtje duket se ka rene qetesia: nese manjati i komunikacionit kishte dhene shenja vertetesie rreth ketyre zerave ne Twiiter duke shkruar ‘Forza Inter Amala’ apo ‘Duhet te mesoj Italishten’, prej ditesh nuk komenton me ne Twitter dhe as nuk flet me per kete ceshtje. Ai keto dite flet per skuadren e tij amerikane DC United, flet per familjen e tij, ka postuar nje mal me filma. Asnje gjurme zikalter. Nje hap prapa apo eshte thjesht qielli i kthjellet perpara nje stuhie? Edhe disa ore dhe fillon nje jave e re…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.