Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

665 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter TV zbulon prapaskenen e djeshme: “Conte shpertheu ne ulerima kur Skriniar…”

Inter TV zbulon prapaskenen e djeshme: “Conte shpertheu ne ulerima kur Skriniar…”
Inter Club Staff

Inter vazhdon te marre pike si e cmendur ne Kampionatin Italian ku dje ka arritur fitoren e 10 ne 10 ndeshjet e fundit.

Viktima e radhes ka qene Sassuolo qe edhe pse ka zhvilluar nje ndeshje te mire, nuk ka arritur te ndale dot zikalterit.

Step by step ka thene diten e djeshme Antonio Conte ne profilin e tij ne instagram dhe vertete qe keshtu eshte: Interi po i ben hapat nje e nga nje dhe te sigurt.

Por Inter TV eshte ndalur edhe te nje moment gazmor gjate ndeshjes te cilet ata e kane quajtur si “nje prapaskene te kendshme”.

“Le te themi qe si gjithmone ndeshja ndaj Sassuolos ka qene nje tjeter nate ku nuk ka munguar show i Antonio Contes nga pankina.”

“Ai tregon gjithmone shume grinte dhe kesaj radhe nuk i ka lejuar lojtaret qe edhe njehere tjeter te mos falin asnje centimeter ne fushe.”

“Nje prapaskene gazmore ka ndodhur ne momentin kur Skriniar ka marre ate top ne fytyre qe e rrezoi menjehere ne toke.”

“Nderkohe qe arbitri ndaloi lojen dhe shoket shkuan te shihnin se si ishte Skriniar, nga pankina jane degjuar ulerimat e Contes: ‘Bravo Skri, Bravo Skri, keshtu duhet’.”

“Momente qe nuk kane kaluar pa te qeshura edhe nga vete Skriniar, qe i ka hedhur nje shikim edhe tranjerit ne ato momente edhe pse ishte i trullosur dhe syte me lot nga perplasja me topin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.