“Inter, vazhdojne goditjet ne merkaton e te rinjve: Ausilio siguron nje talent tjeter, ja detajet!”
Sipas Sky Sport Italia, Interi ka siguruar nje goditje tjeter me prespektive ne merkato pas asaj te Iliev nga Bullgaria.
Zikalterit kane arritur te sigurojne nga Greqia Nikolaos Botis, portier grek i klasit 2004 nga klubi i PAOK.
Ai ka firmosur nje kontrate tre vjecare me Interin dhe do te luaje fillimisht me Primaveren zikalter.
Nderkohe, per kete gje kishte folur me pare edhe FcInter1908,it, e cila kishte treguar se kjo marreveshje ishte mbyllur qe ne fund te majit.
Por lajmi sot ka dale edhe ne portalin grek Trikalaidees.gr, e cila ka treguar te gjitha detajet e marreveshjes.
Sipas tyre, tratativat me lojtarin kane filluar qe ne muajin mars, por gjithcka eshte vendosur ne maj, dy muaj pasi ai ka mbushur 16 vjec.
Lojtari do i kushtoje Interit plot 500 mije euro, qe nuk jane pak per nje lojtar te moshes se tij.
Ai keshtu behet goditja e dyte e Interit ne Greqi pas blerjes se mbrojtesit te krahut grek te Panathinaikos, Vagiannidis.