Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Verona 4-2, notat e ndeshjes

Inter-Verona 4-2, notat e ndeshjes
Xhorxh Gellci

CARRIZO 6 – Ne dy momentet ku thirret ne detyre, nuk ka cfare te beje, thjesht te dorezohet para gjuajtjeve te Martinho dhe Romulo. Pastaj ben detyren duke mbyllur porten, pa ndonje nderhyrje te vecante.

ROLANDO 6,5 – Ben detyren, pastaj ka faj se bashku me Juan Jesus ne golin e Martinho. Por eshte ne vendin e duhur, ne momentin e duhur per golin e 4. Ndoshta duhet te mos e mbaje aq shume topin, sepse nuk ka kualitetin e duhur. Por fizikisht eshte mire dhe e tregon kete.

RANOCCHIA 7 – Ndonje gabim i vogel ne fillim ne dyluftimet me Luca Tonin. Por pastaj ja merr masat italianit dhe nuk leshon me asgje. Shiriti i kapitenit i jep pergjegjesi.

JUAN JESUS 5 – Duket lojtari me pak ne forme ne mbrotje. Ne pjesen e pare eshte kaluar me lehtesi nga Iturbe. Aksioni i golit te pare te Verones i tregon te gjitha veshtiresite e tij. Megjithate, ne pjesen e dyte ngrihet ndjeshem.

JONATHAN 6,5 – I jepet goli i avantazhit, megjithese e shenon ne bashkepunim me Moras. Por kur duhet ndihma e tij, ai eshte gjithmone aty.

GUARIN 6,5 – Tanime eshte dicka qe dihet: alternon momente te shkelqyera me momente te paqarta, edhe gjate te njejtes ndeshjeje. Ndeshja e sotme tregon pikerisht te dyja nivelet: pjesa e pare me zgjedhje qe mund te rishikohen dhe shume kokefortesi, ndersa pjesa e dyte e shkelqyer. Nga nje aksion i tij lind korneri per golin e katert.

CAMBIASSO 7 – Pavaresisht golit te trete qe shenohet nga ai, Cuchu ofron nje paraqitje te vlefshme dhe te kujdesshme, dhe gjithashtu u jep keshilla shokeve ne veshtiresi. I gjithe San Siro duartroket ne momentin e zevendesimit. NGA MINUTA 63′ – KUZMANOVIC 6 – Futet per te dhene soliditet ne mesfushe, e ben mire detyren.

ALVAREZ 6 – Nje mungese qe ndjehej, kualitet qe i mungonte Interit. Dhuron ne minutat e para numra klasi, duke i dehur mbrojtesit e Verones. Por me kalimin e kohes bie fizikisht, pasi vinte pas demtimit.

NAGATOMO 7 – Shume pozitiv, ne fazen sulmuese eshte gjithmone nje rrezik per kundershtaret. Ka meriten e golit te trete pas nje gjuajtje qe meritonte pak me shume fat. Por eshte shume i vlefshem edhe ne pjesen e dyte, ndoshta mbyll pak me vonese per golin e dyte te Romulo, por ka meriten sepse Iturbe nuk ka qene i rrezikshem.

KOVACIC 5,5 – Esteban Cambiasso i jep keshilla pas avantazhit, dhe ai ka nevoje sepse duket ne veshtiresi. Nuk duket shume, duket pak i trembur nga kalimi ne fazen sulmuese, dhe ka disi pasiguri. Megjithate klasin e tregon disa here, ose mundohet ta tregoje, pasi rezultati ishte i siguruar. NGA MINUTA 79′ TAIDER PV – Shume pak minuta per ta vleresuar.

PALACIO 7 – Ne forme te mire qe ne minutat e para, e ben te vuaje Moras dhe kur ka topin ne kembe, krijon panik tek Verona, dhe kur gabon, Cambiasso di si ta korrigjoje. I vetmi gabim eshte qe ka marre nje karton te verdhe per nje gol te shenuar me lojen e ndalur. NGA MIN 64′ BELFODIL 5 – Sulmues i krijuar per te ‘bezdisur’ kundershtarin, dallohet per ndonje sprint dhe nje gjuajtje qe impenjon portierin, asgje tjeter. Prish gjithcka me episodin ne fund te ndeshjes.

TRAJNER: MAZZARRI 6,5 – Golat vijne te gjithe ne menyre pak a shume rokamboleske. Por ne pergjithesi, Interi sulmon edhe pse mbrapa duhet te rishikohet edhe njehere. Skuadra e ben te qendroje disi ne tension me shume se c’duhet, me ndonje gabim te tepert.

HELLAS VERONA: Rafael 5; Cacciatore 5 (84’ Gomez sv), Maietta 5,5, Moras 4,5, Agostini 5 (73’ Cacia sv); Romulo 6,5, Donati 6 (55’ Donadel 5,5), Jorginho 6; Martinho 6,5, Toni 6, Iturbe 5. Allenatore: Mandorlini 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags