Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

945 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Vrsaljko asnjehere me afer se tani! Oferte e re te Atletico Madrid, per vizitat mjeksore…

Inter, Vrsaljko asnjehere me afer se tani! Oferte e re te Atletico Madrid, per vizitat mjeksore…
Bujar Berishaj

Inter po kerkon te shpejtoj per Sime Vrsaljko dhe te sjell lojtarin ne Milano.

Deri tani zikalterit eshte dashur te perballen me murin e Atletico Madrid qe nuk deshiron te heq dore nga 30 milione eurot qe kerkon per mbrojtesin kroat.

Por deshira e Interit eshte qe te arrij sa me shpejt te lojtari dhe gjate dites se sotme, sic eshte raportuar nga studiot e Sky Sport, ne tavolinen e Atletico Madrid ka ardhur nje oferte e re per mbrojtesin.

8 milione euro per huazimin tani dhe pastaj 17 milione euro per te drejten e blerjes. Dhe eshte pikerisht shifra e larte per huazimin e lojtarit ajo qe te ben te kuptosh se synimi i Interit eshte qe ne fund te sezonit te shfrytezoj te drejten e blerjes per lojtarin edhe pse ne oferte nuk eshte perfshire obligimi i blerjes.

Kjo sepse Interi per momentin mund te kryej operacione vetem me formulen e huazimit me te drejte blerje si shkak i kufizimeve nga UEFA per listat e Champions League duke pasur mundesine pastaj qe te perfshije lojtaret me lehte ne listat europiane.

Nje formule e ngjashme me ate me te cilen zikalterit kane arritur te marrin Matteo Politano nga Sassuolo. Klubi spanjoll eshte duke menduar dhe nuk ka mbyllur deren pas kesaj oferte te re nga Interi.

Po futemi ne pjesen e nxehte te tratatives me Interin qe deshiron qe Vrsaljko te jete ne Milano per vizitat mjeksore mes te henes dhe se martes.

Keshtu jane dite vendimtare per te ardhmen e Vrsaljkos, me Ausilion qe eshte i vendosur t’i bej dhurate trajnerit Luciano Spalletti nenkampionin e botes, ashtu si dy bashkombasit e tij qe tashme jane te Interi, Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.